‘Pa gjurmë’/ Prej 5 ditësh është larguar nga shtëpia, familja kërkon Liliana Tafën

Liliana Tafa, 56-vjeç nga fshati Zhupan i Fierit prej 5 ditësh është larguar nga shtëpia e saj. Në një lidhje direkte nga Fieri, bashkëshorti i saj, Besnik Tafa ka rrëfyer detaje lidhur me humbjen e bashkëshortes së tij.

Ai shprehet se, Liliana kishte shkuar për të hedhur mbeturinat në kosh dhe më pas ishte zhdukur pa lënë asnjë shenjë.

“Kemi kërkuar në shumë qytete por asgjë. Ju lutemi që kush e njeh dhe kush e shikon të na njoftojë. Kush e gjen ka një shpërblim prej 5 milion lekësh të vjetra,”- tha bashkëshorti i Lilianës. 

Sipas Besnikut, ajo vuante nga depresioni akut, por ishte e qetë pasi mjekohej. Ai gjithashtu ka përshkruar edhe veshjen e saj për të ndihmuar personat që e shohin.

Kishte veshur tuta të zeza, bluzë vishnje, dhe shapka. Ka një nishan të zi në faqen e djathtë.

Besnik Tafa, bashkëshorti i Lilianës

Gjatë emisionit, disa persona kanë kontaktuar me redaksinë e “Pa gjurmë” dhe janë shprehur se e kanë parë në Durrës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë