'Pa Gjurmë'/ Shokohet nëna kur takon djalin në Itali: Ju lutem ma ktheni në shtëpi

Një i ri nga Shkodra figuron i humbur për familjarët e tij që prej 25 marsit të këtij viti. Gentjan Lumaj quhet 32-vjeçari, i cili humbi gjurmët nga Milano e Italisë. Familjarët denoncojnë zhdukjen e shkodranit në emisionin ''Pa gjurmë'', me shpresën për të rënë në gjurmët e të riut, i cili kishte mëse 5 vite që jetonte dhe punonte në shtetin italian.

Ai ishte vendosur në qytetin e Milanos, ndërsa përgjatë gjithë këtyre viteve kontaktet me familjarët i ka pasur të rregullta.

Dy prindërit e moshuar thonë se muajt e fundit telefonatat nga i biri ishin më të rralla dhe bisedat e shkurtra, ndaj ky ka qenë dyshimi i parë për familjarët, ndryshime që Gentjani i kishte shfaqur së fundmi, ndërsa në muajin mars ai në telefonatën e fundit që ka bërë u ka kërkuar ndihmë familjarëve që ta ndihmonin të kthehej në Shkodër, pasi nuk ishte mirë me shëndet. Vetëm një javë, më parë nëna e tij ka udhëtuar drejt Italisë, ku pas takimit me të  për pak minuta, ai është zhdukur pa gjurmë.

Nënë Kateriana tregon se në minutat e takimit me të birin ka kuptuar se ka ai kishte probleme serioze me shëndetin dhe nga veshja të jepte përshtypjen e një endacaku. U nisën nënë e bir për qarë hallet që kishte 32-vjecarit, përveç trishtimit nëna nuk mori asgjë tjetër. Ajo u nis të konsumonte një kafe me djalin, por ai iu zhduk pas krahëve. Gentjani kishte zgjedhur një rrugë pa krye. Katerina pasi ka kërkoi ndihmë në Milano mësoi se  Gentjani flinte jashtë dhe ushqehej si endacak...

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lec: 18/04/2019 23:05

    Fakjuo oqytetar qe pergjigje ne kete menyr

    Përgjigju
    • Toni Tirane: 19/04/2019 17:15

      Meso te flasesh shqip o shperllar me 8 klase shkolle. Malok eshte shikoje nga eshte dhe i ka marre koka ere eshte bere drogaxhi. Suksese ne jete!

  • TONI TIRANE: 18/04/2019 20:58

    Maloku paska vajtur per lesh!!! Keshtu eshte kur merren rruget

    Përgjigju
    • Xixo: 20/04/2019 18:18

      Maloku nanen Ku ta kesh more idjot. Po Ake Sa do pak kultur ti injorant. Ajo ka dal nga halli aty Po kush je ti me gjykua kan.

    • Ale: 18/04/2019 23:53

      Qelbsire,o fundrrire tirane,maloku i pi....satam.

    • xreport: 18/04/2019 23:49

      ore ti nari ke kujdes mer plak se gjynah... apo ke pi noj teke raki me plonc

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!