‘Pa Gjurmë’/ Si e mori vesh babai shqiptar që kunati i përdhunoi të bijën që kur ishte 9 vjeçe: Pa mesazhet në telefon, më pas organizoi vrasjen

Emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv ka zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë në Greqi që solli vrasjen e 33-vjeçarit Erion Pelivani shqiptar nga burri i motrës, pasi ky i fundit zbuloi se i kishte përdhunuar të bijën prej moshës 9-vjeçare.

Drejtuesja e emisionit Odeta Dume tregoi se përmes bisedave që ka pasur me të afërm dhe familjarë të të dyja familjeve nga Poliçani i Beratit, ata i kanë treguar sesi babai e ka mësuar që e bija ishte abuzuar seksualisht nga kunati i tij. Gjithçka nisi për shkak se ajo nuk kishte paguar qiranë e shtëpisë. Pavarësisht se vajza kishte refuzuar disa herë që t'ja tregonte emrin e përdhunuesit të saj, babai nuk kishte hequr dorë derisa ka parë mesazhet në telefonin e saj. I shokuar nga gjithçka kishte mësuar ai ka organizuar vrasjen e kunatit.

“Jam vetë nga Poliçani dhe i njoh të dyja familjet. Përmes bisedave që kam zhvilluar të afërmit më kzanë treguar dhe sesi babai kishte mësuar që e bija ishte abuzuar seksualisht nga kunati. Autori ka telefonuar kunatin ka lënë një takim me të sepse kishte mësuar se ai ka abuzuar me të… Mësoi se e bija nuk kishte paguar qiranë e shtëpisë duke i treguar se paratë ia merrte një person që i kishte nxirë jetën. Babai ka marrë vajzën ka shkuar te avokati. Vajza nuk e ka treguar emrin deri në ato momemente edhe pse i ati ka këmbëngulur. Pasi kanë shkuar te avokati atë ditë në mbrëmje vajza i ka treguar babait edhe mesazhet me kërcënimet që ai i bënte. Më pas babai ka marrë armën dhe ka organizuar vrasjen e kunatit të tij”, tregoi mes të tjerash Dume.

50-vjeçari shqiptar u vetëdorëzua në policinë greke pasi vrau me armë kunatin e tij. Burri zbuloi se vellai i gruas së dytë i kishte përdhunuar vajzën qëkur ishte 9 vjeçe, dhe e kërcënonte t’i publikonte video intime. 

Për Report Tv, në një rrëfim ekskluziv, edhe babai në moshë i autorit thotë se për të, 33-vjeçari, që dikur e kishte parë me syrin e një djali të mirë, është një i pabesë që shkeli mbi miqësinë familjare.

‘Nuk e njihnim për të keq, e dinim njeri të mirë, por paska qenë maskara, të merresh me një fëmijë!’- tha ai.

Vajza sot 18 vjeç është marrë në mbrojtje nga autoritet e Volosit të Greqisë, dhe mësohet se vëllai i njerkës 33-vjeçar e shantazhonte në këmbim të parave. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:58
Vrau kunatin se i përdhunoi të bijën, kushëriri i shqiptarit në 'Pa Gjurmë': Të mos bëjmë deklarata të nxituara, gruaja e Fatmirit (autorit) është e ngarkuar

 

Ka folur për emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv kushëriri i 50 vjeçarit shqiptar që vrau kunatin Erion Pelivani në Greqi për shkak se i kishte përdhunuar vajzën nga martesa e parë që prej moshës 9 vjeçare. Ai thotë se çështjen ia kanë lënë në dorë autoriteteve dhe presin që kjo e fundit të zbardhë të gjitha provat.

Ndalur te deklaratat e bashkëshortes së autorit që është njëkohësisht dhe motra e viktimës, shprehet se e kuptojnë gjendjen në të cilën ajo ndodhet dhe nuk duan ta gjykojnë derisa gjërat të qartësohen.

Prononcimi i kushëririt të autorit për "Pa Gjurmë"

Pyetje: E ke mësuar ngjarjen nga media?

Kushëriri i autorit (babait që vrau kunatin): E mësova nga media dhe nga personat që kemi në Greqi. Na telefonuan.

Pyetje: Bashkëshortja e autorit ka thënë në gjykatë se burri i saj nuk është njeri i mirë dhe se nuk duhet ta bënte këtë krim. Ajo nuk e beson abuzimin… Çfarë mendoni për deklaratat e saj?

Kushëriri i autorit: Këtë nuk e dimë as unë as ti askush, por organet përkatëse atje. Kur të dalin provat mund të flasim më gjatë për këtë punë. Çfarëdo që të thotë gruaja e Fatmirit (autorit) është e ngarkuar dhe mund të thotë çfarë të dojë. Duhet të jemi më të qetë sepse Fatmiri ka një djalë me atë. Që ai djali të rritet i shëndetshëm ne nuk duhet ti hedhim benzinë zjarrit.

Pyetje: Babai i Fatmirit (autorit) tha se kemi frikë nga hasmëria?

Kushëriri i autorit: Babai i Fatmirit e ka thënë atë, por ne me prindërit e nuses së Fatmirit jemi rritur dhe kemi respekt për ata. Nuk duhet ta humbasim respektin për ata se i bie kemi humbur respektin dhe për nipin tonë. Duhet të rrimë në qetësi dhe jo të bëjnë deklarata të nxituara.

Pyetje: A e besoni ju abuzimin?

Kushëriri i autorit: Nëse është diçka e vërtetë ne e dënojmë… Duhet të presim organet kompetente të thonë fjalën e tyre.

Gazetarja: Vajza disponon në telefon foto dhe video me të gjitha mesazhet kërcënuese…

Kushëriri i autorit: Këtë po presim që të shohim

 

Ora 16:14
Varrimi i 33 vjeçarit që u vra nga kunati se abuzoi seksualisht me vajzën e tij, mungon motra, gruaja e autorit! Nuk shkojnë as shokët e viktimës: Ndihemi të turpëruar

Ditën e sotme në Poliçan të Beratit u bë varrimi i Erion Pelivanit i cili u vra me armë gjahu nga kunati i tij, 50 vjeçar. Emisioni “Pa Gjurmë” moderuar nga gazetarja Odeta Dume në Report Tv ka ndjekur ceremoninë motrore të Pelivanit i cili dyshohet se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e autorit nga mosha 12 vjeçare deri në moshën 14 vjeçare.

Në varrim, nuk ishte e pranishme, motra e tij, njëkohësisht edhe gruaja e autorit e cila në një deklaratë për mediat greke për krimin e ndodhur në Volvos, tha se nuk e besonte se vëllai i saj Erion Pelivani e kishte bërë një gjest të tillë.

“Askush nuk ka të drejtë të vrasë askënd. Kam duruar gjithë këto vite, Vajza e tij vinte në shtëpi 2 herë në javë, nuk besoj se vëllai im i ka bërë diçka. Ai nuk ishte njeri i mirë, nxehej kollaj e njoh mirë. Doli për gjah dhe i la fëmijët e tij”- mësohet të ketë thënë gruaja e autorit të vrasjes.

Ndërsa gazetari i “Pa Gjurmë”, Kleo Bello raportoi nga Poliçani se asnjë prej shokëve të 33 vjeçarit Erion Pelivanit nuk kishte qenë në varrim, duke u shprehur jashtë kamerave se ndiheshin të turpëruar për veprimet e turpshme që ka bërë shoku i tyre.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ky është momenti kur gjendet trupi i pajetë i 8-vjeçares në lumin Buna

VIDEO/ Ky është momenti kur gjendet trupi i pajetë i 8-vjeçares në lumin Buna