'Pa Gjurmë' siguron foto ekskluzive të Bashkim Xhinës, shqiptarit të humbur 22 vite më parë

Shenja jete për elbasanlliun Bashkim Xhina, i njohur ndryshe me emrin e pagëzimit si Kristo Xhima.

Stafi i emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv pas kërkimeve dhe ndihmës me korenspodentët arritën të zbulonin emrin e restorantit në Nice të Francës. Vend në të cilin Bashkim Xhina kishte punuar prej kohës si shef kuzhine  duke siguroi foton ekskluzive te tij, të bërë në vitin 2015. Fotoja e publikuar gjatë transmetimit live në emisionin “Pa gjurmë, u konfirmua edhe nga familjaret e tij të pranishëm në studio.

“Ky është 100% vëllai jonë. Në emër të nënës i bej thirrje të telefonoj sa është nëna gjallë. Madje Bashkimi është binjak me një motrën, gjysmën e ka lënë këtej në Shqipëri dhe gjysmën tjetër e ka marrë me vete. Ai ka 17 nipër e mbesa që nuk e njohin...të gjithë i dërgojnë mesazhe në facebook te emri i tij”, përfundoi e motra.

Ndërsa i vëllai që ishte gjithashtu prezent në studio, pasi publikimit të fotos shtoi:

“Po, ai është, 99 % për të mos thënë 100%. Jam i sigurt. Dua vetëm të marrë në telefon...të informohet që e ka nënën gjallë…nuk do të ndërhyjmë në jetën  e tij, e kemi falur për gjithë këto kohë që nuk na ka telefonuar”, tha ai.

Po gjatë këtij transmetimi, stafi publikoi edhe foto aktuale të nënës 88-vjeçare të Bashkimit, e cila mesazhin e vetëm që i kishte dhënë së bijës përpara se të mbërrinte në emision ishte kërkesa që Bashkimi të bënte vetëm një telefonatë për t’i dëgjuar zërin.

Bashkim Xhina

Si ndodhi zhdukja:

Pasi emigroi prej disa vitesh në Greqi, Bashkim Xhina vendos që të realizojë ëndrrën për të prekur Perëndimin duke u pajisur me një pasaportë false, që e përdori për të ikur në Francë. Aty ai hiqej si grek me identitet të rremë si Kristo Xhima. Bashkim Xhina telefonoi për herë të fundit vëllanë nga Franca në fund të gushtit të vitit 1998, duke i thënë se dëshironte të kthehej në Shqipëri, por nuk ishte i pajisur me letra. Në ishullin grek ku ka qëndruar për 5 vite, Bashkimi ishte njohur me një çift anglez, me të cilët kishte krijuar një miqësi të ngushtë. Nga kjo miqësi lindin edhe dyshimet tek çifti anglez se e ndihmoi për të kaluar kufirin. 

Ai humbi kontaktet me familjarët e tij në vitin 1998, nga qyteti Nicë i Francës. Bashkimi dhe vëllai i tij Dylaveri kishin emigruar që herët drejt tokës helene, ku qëndruan 5 vite së bashku deri kur u ndanë në vitin 1995. Destinacioni i radhës i Bashkimit do të ishte Franca. I pajisur me pasaportë false greke, me një tjetër identitet si Kristo Xhima ai vendoset përfundimisht në Nicë, të Francës ku punonte si kuzhinier në një restorant atje. Ai pati kontakte të rregullta me familjarët në Shqipëri. 22-vjeçar asokohe la të fejuarën në Shqipëri dhe vetë nuk u bë më kurrë i gjallë. Në dijeninë e familjarëve ai nuk ka pasur konflikt me askënd, që të mund të lidhin kësisoj zhdukjen e tij pa lënë asnjë gjurmë. Motra e tij, Lavdie Cehu thotë se pas tentativës së parë të dështuar për të kaluar në Angli u shkëputën kontaktet me vëllanë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja