‘Pa Gjurmë’/ U largua fshehurazi nga shtëpia, i humbur që prej shkurtit të vitit 2015-të, familja në kërkim 47-vjeçarit nga Kavaja

Mbrëmjen  e sotme në emisionin “Pa gjurmë”  u prezantua historia e 47-vjeçarit , Ylli Elemadhi  baba i dy fëmijëve, një djali 13 vjeç dhe i një vajze, i  cili ka humbur kontaktet  me familjen e tij, në shkurt të vitit 2015-të , pasi u largua nga shtëpia në drejtim të paditur dhe që atëherë familja nuk di më asgjë për fatin e tij.

Çifti Elmadhi nga Kavaja u martuan  në vitin 2005. Kur Irma bashkëshortja ishte 6 muajshe shtatzanë mëson një të vërtetë të hidhur për Yllin, se ai vuante nga skizofrenia. Pavarësisht kësaj marrëdhënia mes çiftit ishte e mirë deri në momentin që erdhi në jetë djali i tyre Nexhipi. Yllit tashmë kishin filluar t’i rishfaqeshin krizat ndërsa shtohet edhe në spitalin e Tiranës 2 herë. Ai ishte nën monitorimin e vazhdueshëm të së shoqes për shkak të zëmundjes nga e cila vuante. Jeta vazhdon dhe Irma sjell në jetë fëmijën e tyre të dytë Nadiren. Fëmijët rriteshin po Ylli vijonte të kishte probleme me të vazhdueshme.

Babai i Yllit, ishte mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Pa gjurmë ku rrëfeu historinë para gazetares Odeta Dume , sesi i biri  kishte tentuar dhe herë të tjera të largohej nga shtëpia  pasi vuante nga problemet  të shëndetit mendor dhe sa herë kapnin krizat ndërsa e kishte bërë spitalin një shtëpi të dytë. Ishte viti  2015 kur Ylli pasi gjen derën e shtëpisë të hapur dhe ikën ne drejtim te pa ditur.

Djali im më 23 shkurt u largua nga shtëpija. Kthehem në shtëpi dhe pyes ai nuk ishte në shtëpi. Shkuam denoncuam në polici, ku sistemi TIMS e nxorri që më 24 shkurt , djali kishte kaluar kufirin në Kapshiticë. Jam babai i tre djemve dhe i një vajze.  Ylli , ka shqur disa problem të shëndetit mendor dhe e quam tek neurologu. Mjeku i dha disa mjekime , me të cilët është kuruar gjithë kohën. Donte vazhdimisht të largohej për në Greqi. Ka ikur mbi 10-15 herë nga shtëpia dhe kthehej sërisht. Një herë ka ndenjur rreth 1 vit.  Që prej 24-shkurtit nuk u gjend një njeri që të dilte dikush që mund të na ndihmonte , në e kishte parë.  Nuk ka qenë asnjëherë i dhunshëm, shkonte mirë me shokët. Ne kemi një dyshim, besojmë se mund të jetë marrë peng dhe mund të shfrytëzohet nga dikush.

Haki Elemadhi, babai i Yllit

Në kohën e ngjarjes, e  shoqja e 47-vjeçarit Irma e alarmuar kishte shkuar në polici, prej andej mëson se në sistemin TIMS Ylli figuronte se kishte kaluar në tokën greke.  Policia kufitare arrin ta identifikojë dhe e kthen në Shqipëri Yllin. Kjo gjë ndodhi sërish ndërsa Ylli rikthehet për herë të dytë në Shqipëri. Çdo ditë e më shumë gjendja e Ylli përkeqësohej, kriza të vazhdueshme, ndërsa Irma mundohet ta qerësonte pasi fëmijët ishin ende të mitur. Një tjetër vit i zymtë për familjarët. Më 22 shkurt të vitit 2018-të, Ylli ikën përsëri fshehurazi nga banesa.

 Ylli gjithmonë thoshte se donte të ikte, në Greqi. Na thoshte shpesh do iki, do iki po nuk ia merrnin për bazë, pasi nuk largohej. Në momentin që është larguar , ka marrë me vete varësen e floririt, unazës dhe dy vathët e floririt të mi. Policia atë ditë që e verifikuam, na tha që ai ka kaluar në orën 12.00 të paradites nga dogana e Kapshticës.

Irma, bashkëshortja e Yllit 

Ndërkohë, sot edhe pas denoncimit të bërë në policinë e Kavajës sot Ylli Elmadhi është ende në kërkim dhe familja bën apel, që kushdo që mund ti ndihmojnë të lidhin kontaktet me familjen për të rrënë në gjurmë e  47-vjeçarit. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luan mucaj: 20/02/2019 21:15

    Banoj ne selanik ne gr ne qofte se keni noj informacjon ne selanik per yllin mund tju ndihmoj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen