‘Pa gjurmë’- U njoh 8 vite më parë në Facebook, çifti ndahet në arrati/ Gjyshja: Nusja tha “mos më kërkoni”

Olti ishte adoleshent kur shkeli që herët rrugët e Greqisë, për një jetë më të mirë. Me origjinë nga Bulqiza, pas disa vitesh emigrim kthehet për të filluar punë në minierë. Gjatë kohës që ishte stabilizuar në vendin e lindjes njihet nga shokë të përbashkët në Facebook, me një vajzë me emrin Elhaime nga Gjilani i Kosovës, në vitin 2010. Ndërsa fillimisht lidhën miqësi, më pas vendosën që lidhjen e tyre ta kurorëzojnë në martesë. Vendosin të jetojnë sëbashku dhe Olti e merr Elhaime në shtëpi pranë familjes, duke e bërë fakt të kryer. Pas dy vitesh vjen në jetë vajza e vetme e tyre me emrin Klerisa. Marrëdhënia mes çiftit vijonte të ishte e mirë. Elhaime shprehej gjithnjë, se dëshira e saj ishte të emigronte në Francë.

Vjehrra e saj, Flora ishte mjaft e kënaqur me djalin e nusen nga Kosova. Ata shkonin shpesh për të takuar familjen e saj dhe qëndronin me ditë të tëra. Në vitin 2017, Flora i bën dhuratë nuses, duke e pajisur me pasaportën shqiptare. Elhaime, bashkë me Oltin vendos të punojë edhe ajo, në minierë rreth 5 muaj. Ndërsa gjithnjë mendonte se një ditë do të shkonte në Francë. Elhaime bisedon me bashkëshortin Oltin, dhe të dy bashkë lënë punën në minierë dhe nisen drejt Kosovës për të kaluar nga Serbia drejt Francës. Me të mbërritur në kufirin me Hungarinë gjatë kontrolleve atje, Oltin e ndalojnë. Gjatë verifikimeve për shkak të një refuzimi nga shteti grek, Oltin e kthejnë në Shqipëri, ndërsa Elhaime bashkë me Klarisën, vajzën e tyre vijojnë udhëtimin drejt Francës më 20 janar të vitit 2018.

Olti kthehet në atdhe i tronditur. Elhaime me vajzën mbërrijnë në Francë. Nga atje merr në telefon dhe u pohon familjarëve se do të qëndrojë disa ditë tek disa miq e më do të vendoseshin në një kamp. Komunikimi i fundit përmes nje telefonate nga Franca u bë dy muaj më parë. Nusja Elhaime i thotë vjehrrës së saj, Flora se nuk duhet të interesohet më për të dhe mbesën e saj. Telefoni mbyllet dhe kjo histori gjithashtu. Gjykata më datë 28 nëntor të këtij viti, vendos të bëjë zgjidhjen në martesë të çiftit Koçi. Vjehrra Flora nga Bulqiza, vendosi të jetë sot në studion e emisionit ’’Pa Gjurmë’’, në kërkim të nuses së djalit dhe mbesës Klarisa, e cila është 7 vjeç. 8 nëntori është hera e fundit, pas së cilës humbi çdo kontakt me gjysmën tjetër të familjes.

“Nusja më tha që të mos e kërkonim. Më mori në telefon pasi u largua dhe më tha, mos na kërkoni as mua as vajzën. Ende s’më është dhënë vendimi. Gjykata vendosi që t’a takojmë vajzën 2 javë në vit në muajin gusht.”-është shprehur vjehrra Flora në studion e Pa gjurmë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg