“Pa gjurmë”/ Zhduket ish-polici nga Fushë-Kruja, gruaja: Iku për në punë me 1 mijë lekë të vjetra, se ka parë më njeri prej 6 vitesh

Historia

Anton Preni është babai i tre fëmijëve Rajmondës, Ervisit dhe Xhensilës. I veshur me uniformë policie, Antoni në vitin 1999 punonte në komisariatin e Fushë-Krujës. Ai ishte një baba shembullor për fëmijët e tij dhe kishte një marrëdhënie të mirë me bashkëshorten Bardha.

Një ngjarje e rënde në familjen Preni ndodhi kur vëllai i Antonit, Roberti për arsye që ende mbeten të paqarta ekzekutoi shokun e tij të ngushtë, Shkëlqim Malokun në vitin 1999, me të cilin pati emigruar që herët në Gjermani, pas viteve 90. Roberti i bëri pritë në rrugë e më pas e qëlloi duke e lënë të vdekur. Ngjarja u bë publike edhe në media dhe Antoni i cili asokohe punonte në polici u trondit shumë.

Ai u detyrua ta linte punën pas krimit që kreu i vëllai. Policia arreston Robertin, për të kryer dënimin në burgun e Fushë-Krujës e më pas në Burgun e Fierit me 22-vite burg. Jeta vazhdoi dhe Antoni pasi dorëzoi detyrën në polici filloi punë në fabrikën e tullave si roje objekti. Më 4 gusht 2012  bashkëshortja e tij Bardha merr fëmijët për të shkuar në  familjen e saj në Tiranë për të qëndruar dy ditë atje.

Me t’u kthyer një telefon bie mesditën e 6 gushtit dhe Bardha mëson se Antoni, bashkëshorti i saj nuk ishte pataqitur atë ditë në punë. Ditën e nxehtë të fillim gushtit askush nuk mësoi gjë për fatin e Antonit. Ai tashmë ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Me një vëlla në burg për vrasjen që kreu dhe më pas me zhdukjen e mistershme të 56-vjeçarit, familja dyshon se e gjitha kjo lidhet me ngjarjen që ndoqi familjen e tyre. Me vrasjen që i vëllai i Antonit, Roberti kreu vite më parë.

 

Në studion e “Pa Gjurmë”, gruaja e tij, Bardha ka thënë se: “Dyshoj se zhdukja ka lidhje me vrasjen që kreu i vëllai. Policia thotë se është duke punuar. S’kemi patur asnjë informacion, askush nuk flet. Thonë vetëm “Pse  e hëngri për vëllain e tij?”. Ai ishte shumë i rregulltë, në familje dhe me njerëzit e tij. Nuk e dimë nëse është i zhdukur, apo i vrarë. S’ka marrë asgjë me vete, vetëm 1 mijë lekë të vjetra dhe ka ikur me rrobat e punës. Që nga ajo ditë nuk e pa më njeri. Ne jemi të ngujuar, s'dalim dot se kemi frikë nga gjakmarrja."

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kukës, procedohet një 45-vjeçar nga Kosova, tentoi të fuste nga Morina 24 900 euro të padeklaruara

Kukës, procedohet një 45-vjeçar nga Kosova, tentoi të fuste nga Morina 24 900 euro të padeklaruara