Pa Gjurmë/ 84-vjeçari 4 ditë i humbur, piu kafen e mëngjesit me gruan dhe u zhduk!

Një 85-vjeçar rezulton i humbur 4 ditë më parë. I moshuari Riza Shehu doli nga banesa në "Shkollën e Baletit" në Tiranë më datë 6 mars. 85-vjeçari vuan nga skleroza. Në momentin që ka dalë ka pasur të veshur një xhup ngjyrë kafe, pantallona të së njëjtës ngjyrë dhe një kasketë ngjyrë gri.

Sipas familjarëve ka pirë kafen e mëngjesit me bashkëshorten e tij pranë tregut të fruta perimeve në Shkollën e Baletit. E shoqja ka lëvizur për të bërë pazar dhe e ka lënë për pak minuta vetëm 85-vjeçarin të ulur  në kafe.

Pasi është kthyer nuk e ka gjetur më, pasi ai kishte lëvizur.

Për shkak të sëmundjes së sklerozës nga e cila vuante prej vitesh Rizai është larguar edhe herë të tjera nga banesa. Ndërsa me ndihmën e policisë është kthyer pranë familjarëve. Një vit më parë u gjet në zonën e Farkës në Tiranë. Me vete nuk ka pasur asnjë mjet identifikimi, përveç një shumë të vogël parash, për kafe. Babai i katër fëmijëve, mbante edhe një shami dore.

Familjarët kanë bërë kërkime edhe në urgjencën e spitalit, ndërsa nuk rezulton i regjistruar.

2 numrat tanë të kontaktit:

Nr cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber
Në tel: 0444 17 778
Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV
Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel
 

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 17: 00 dhe të enjten ora 20: 55

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh