Është gjetur pas katër vitesh Florin Nuredini. Ai ishte nisur drejt Maqedonisë pasi kishte ndryshuar emrin në pasaportë por më pas familjarët nuk morën vesh më për të. Gazetari i "Pa Gjurmë" në Maqedoni, Nevrij Ademi raporton se Florin Nuredini është i burgosur në një burg në Kroaci.
Gazetari i Pa Gjurmë, Ademi është lidhur me pronarin që Nuredini kishte në kohën kur punonte në Maqedoni dhe ka marrë infromacionet e para. Nuredeni ka jetuar në Strumicë zonë e populluar nga maqedonasit ku ka shumë pak shqiptarë.
Pronari ka thënë se Florin Nuredini ishte deri para 2 vitesh në punë me atë, më pas ai është larguar. Sipas pronarit maqedonas deri në vitin 2017 Florin Nuredini ka punuar si bari. Ai nuk kishte shokë e miq pasi jetonte në mal. Ndërsa me pronarin ka qenë shumë i rregullt.
Ndër të tjera korospondenti i Pa Gjurmë, Nevrij Ademi ka thënë se Florin Nuredini gjendet i burgosur në Kroaci. Pronari ka thënë se ishte i burgosur pasi kishte hyrë ilegalisht në Kroaci. Sipas këtij të fundit ai i ka njoftuar prindërit e 'Marselit' (Florin Nuredinit), por ata nuk i kanë treguar bashkëshortes së Florinit. Agjencia Stop Krimi ka njoftuar të njëjtin informacion për Florin Nuredinin.
"Dëshiroj të jetë shëndoshë e mirë e të kthehet pranë familjes së vet pranë fëmijëve. Dëshiroj të kthehet shëndoshë e mirë. Për prindërit nëse e dinë dhe s'më kanë treguar turp të kenë, skam me i pa me sy" ka thënë bashkëshortja e Florinit. .
Historia
Ajo ruan çdo kujtim të tij. Cdo datë që lidhet me zhdukjen e mistershme të 38-vjeçarit, Florin Nuredini babai i katër fëmijëve, mungon sot në familje prej afro 4 vitesh. Bashkëshortja e tij Sabria është bërë për fëmijët edhe nënë edhe baba, që kur bashkëshorti i saj humbi çdo gjurmë. Për shkak të kushteve jo të mira ekonomike Florini emigroi që herët drejt Maqedonisë, atje ku ai punonte si bari. Ishte data 25 janar e viti 2015 kur Florini humbi çdo kontakt me familjarët. Me largimin e bashkëshortit, i cili ishte shtylla e shtëpisë, me të cilën mbahej familja me gjashtë anëtarë, jetesa u bë edhe më e vështirë. Në kushtet e një varfërie ekstremi Sabria sot rrit e vetme pas asnjë ndihmë 4 fëmijët. Cifti ndërtuan një jetë të re në vitin 2008 kur pas njohjes me njëri-tjetrin vendosën të martohen. Nga Tirana, ku u njohën nisin një jetë të re së bashku, në fshatin e lindjes së Florinit në Ostren të vogël në Dibër. Zoti i bekoi më dy vajza dhe dy djem, të cilët erdhën në jetë njëri pas tjetrit. Varfëria i shoqëroi gjatë në bashkëjetesën e tyre, ndërsa ece jaket në emigrim të kryefamiljarit tashmë ishin bërë të zakonshme. Komunikimet me familjen i kishte të shpeshta, ai mundohej për tu mbajtur frymën gjallë me shpresën se do të siguronte për ta dhe një strehë të ngrohtë, në mungesë të një banese që nuk e patën kurrë. Marrëdhëniet me familjen nuk i pati asnjëherë të mira, askush nuk u bë ndihmë për familjen Nuredini, as familja e vetë Florinit, të cilët edhe pas zhdukjes së të birit nuk u interesuan më për të. Atë fillim janari ai u nda me familjen për tu nisur siç do herë drejt Maqedonisë. Takimi i fundit fizikisht që ai pati me ta. Kësaj here ai udhëtoi drejt shtetit Maqedonas me një tjetër emër, Marisel Nuredini, emër të cilin ai e kishte ndryshuar në vitin 2014 pa arsye, pasi kishte rinovuar pasaportën. Kështu kishte preferuar të njihej pas kësaj. Bashkëshortja e mban mend mirë atë ditë, sikundër mban mend mirë dhe çastin kur nga një telefonatë e bërë nga pronari maqedonas i Florinit mësoi se ky i fundit ishte zhdukur pa gjurmë. Shtetasi maqedonas i kishte pohuar Sabries se bashkëshorti i saj kishte dalë për të pirë një kafe dhe nga ai moment nuk dihet më asgjë për fatin e tij. Madje sipas të njëjtave pohimeve, Florini nuk kishte marrë asnjë dokument me vete. Ai kishte telefonuar edhe kunatin, Asllanin, vëllanë e Sabries me të cilin kishte folur gjatë, por diçka kishte ndodhur dhe linja në telefon ishte shkëputur. Madje, po atë ditë kishte telefonuar edhe bashkëshorten, por ajo nuk i kishte dëgjuar thirrjet e telefonatës prej tij, momente që mbajnë peng zemrën e bashkëshortes, e cila nuk mundi kurrë të mësojë se çfarë halli mund të kishte patur ai atë ditë. Pasi më pas ai u zhduk pa lënë gjurmë.
Një hendek të madh la në familje, mungesa e Florinit apo Mariselit siç vendosi të quhej ai. Mbledhja e luleve në mal ishte e vetmja mënyrë jetese për familjen. Askush nuk iu bë krahë Sabries, e cila ka mëse dy javë që jeton në zonën e Kinostudios në Tiranë, pasi familja e Florit e zbuan nga fshati pa i dhënë asnjë ndihmë. Humbja e bashkëshortit solli një tjetër kalvar vështirësisht për nënën e 4 fëmijëve. Destinuar për ta patur një fat të trishtë është e detyruar të vuajë një sërë sëmundjesh. Dhembjet ne trup e shpirt, më një vajzë që vuan nga epiliepsia dhe djalin që ka probleme me shikimin, shtëpia me qira ku ajo është strehuar momentalisht në zonën e kinostudios në Tiranë, paguhet nga një shoqatë. Sot, përballja me këtë realitet të pazakontë për këtë nënë është bërë thuajse e pamundur. Ajo jeton në një banesë, që ka vetëm katër muret dhe pak orendi ku ajo shtron shpesh edhe te pangopur katër fëmijët e saj.