‘Pa gjurmë’/Burri ushtronte dhunë fizike mbi të, 64-vjeçarja pas divorcit: Kam frikë të jetoj në të njëjtën shtëpi

Një 65-vjeçare që për arsye etike nuk mund t’ja përmendim emrin nga qyteti i Burrelit ka vendosur të rrëfejë sot në studion e emisionit “Pa gjurmë” historinë e trishtë të jetës së saj. Duke u kthyer pas në kohë, ajo pati punuar që herët si infermiere në spitalin e Burrelit. Jeta e saj ka kaluar në një rrjedhe të gjatë vuajtesh, ajo u rrit pa nënë e cila u nda nga i ati për t’u rimartuar përsëri. Kjo zonjë nga Burreli u martua me bashkëshortin në vitin 1979. Ata janë prindër të tre fëmijëve një djalë dhe dy vajza.

Familja jetonin në një shtëpi me qera pasi deri në atë kohë, kur ende kishin vetëm një djalë, bashkëshorti ishte i papunë dhe e vetmja që sillte të ardhura në familje ishte bashkëshortja. Më pas i shoqi arrin të fillojë punë si  ekonomist në tregti në Burrel. Kishin filluar konfliktet e para në familje pasi bashkëshorti përdorte dhunë psikologjike ndaj së shoqes. Fëmija i dytë erdhi në jetë në kushtet e një dhunë të vazhdueshme pikologjike nga kryefamiljari. Selmani arrinte deri aty sa shpesh e linte jashtë në të ftohtë nënë bashkë më dy fëmijët e vegjël. Kur erdhi në jetë vajza e tretë, familja arriti të sigurontë një banesë të tyren për të jetuar tashmë pa qera. Por edhe pas ardhjes në jetë të tre fëmijëve dhe sistemimit në një strehë të ngrohtë kryefamiljari kishte nisur te vinte edhe dorë mbi të shoqen dhe fëmijët. Ajo punonte shumë dhe ai e dhunonte. Me kursimet që kishte mundur të mblidhte nëna e tre fëmijëve zhvendosët në Bathore të Tiranës në vitin 1993, ndërsa blen edhe tokë për të ndërtuar një kasolle.

 Edhe pas tentativës të së shoqes për vetëvrasje, kryefamiljari nuk hoqi dorë nga dhuna. Fëmijët po rriteshin dhe familja përpos dhunës po mbijetonte për të siguruar të ardhura. Ata arrijnë në hapin një bar kafe pranë shtëpisë së tyre. Në të njëjtën kohë ti hapnin edhe telashe vehtes. Bashkëshorti nuk mjaftohet me kaq, ai krijon një lidhje jashtë martesore me kamarieren e lokalit të tyre. Në vitin 2009-të bashkëshortja vendos që lokalin ta lënë me qera. Ishte viti 2016 kur bashkëshotja vendos të ndahen. Një vit më pas bashkëshorti tenton ta vrasë, por i biri arrin ta shpëtojë të ëmën. Nëna tërheq kërkesën për divorc më kërkesë të të birit deri kur në vitin 2018 bashkëshorti në gjendje të dehur e keqtrajton për vdekje. Ajo e denoncon në polici dhe pa marrë parasysh asgjë tjetër cifti ndahen në moshë madhore në shtator të vitit 2018.

Përpos të gjitha sakrificave që bëntë ajo , në studion e emisionit “Pa Gjurmë” , 65- vjeçarja ka rrëfyer se edhe pse divorcin me bashkëshortin e pa si të vetmen rrugë shpëtimi, për shkak të keqtrajtimit, ajo sot ndihet e pasigurtë pasi jetën në të njëjtën çati me të edhe ka bërë apel për ndihmë për strehim  ku rrëfeu tmerrin në studion e emisionit para gazetares Odeta Dume, dhe frikën që ka edhe sot nga i shoqi.

"Dhuna në familjen time ka nisur herët. Bashkëshorti më ka trajtuar gjithmonë si skllave pune, ushtronte vazhdimisht dhunë. Merrnin rrugë për të shkuar në mort ose diku ai më dhunonte  Unë vetëm jam rritur jetime, edhe kur shkoja për vizitë tek prindërit e mi ai nuk vinte. Shtëpinë e  kam ndërtuar vetë në Bathore, bëja llaqin.  Disa herë kam tentuar të vrasë veten, po mendoja për fëmijët që nuk mund t’i lija jetim. Në 6 janar të 2016 ka dashtë me më vra , erdhi në 12 të natës dhe më madje më ka qëlluar me karrige, më shante dhe fyente në mënyra nga më të ndryshmet . Punët e natës e të gruas i bëja natën , dhe punët e burrit ditën , madje edhe një kafe që mund ta pija e pija natën. 26 vjet jetë bashkëshortore, vetëm dhunë kam parë me sy. 10 vitet e fundit fillova të mësoja se ai më tradhëtonte. Fëmijët tani janë martuar dhe më thonë mos t’i flas. Kur vjen ai ,unë largohem nga shtëpia. Më vinte turp të divorcohesha në moshën 44 vjeçe, për shkak të gjykimit të opinionit publik. Nëse keni mundësi më ndihmoni", u shpreh 65-vjeçarja duke drejtuar një apel për ndihhmë për një strehim të përkohshëm. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen