'Pa gjurmë'/U burgos për dhunë në familje, humbi kontaktet në vitin 2011-të,  nëna e penduar në kërkim të 38-vjeçarit

Historia e trishtë e familjes Balaj , nga Bulqiza  erdhi e  trajtuar mbrëmjen e kësaj të mërkurë në emisionin "Pa gjurmë".  Nëna Sadike Balaj  ishte në studion e emisionit "Pa gjurmë"vendosi  të rrëfente rrëfeu dramën e jetës së familjes së tyre , për djalin e saj 38-vjeçar, Muiz Balaj si ai  filloi të shfaqte probleme patalogjike të shëndetit mendor ndërkohë që asnjë nga pjesëtarët e familjes për një kohë të gjatë nuk e kishin kuptuar këtë gjë.

38 vjecari nga Muiz Balaj dhe Hatixhe Karaj nga Bulqiza u martuan me shkuesi ndërsa pak pasi u njohën vendosën të martohen. Fillimi ishte i mirë deri në momentin kur Muizi nisi të shfaqte shenjat e para të xhelozise ndaj së shoqes. Deri aty shkonte xhelozia për Hatixhen sa bashkëshorti i saj nuk e lejonte të dilte as nga shtëpia. Ndërsa konfliktet në familjen e re të sapo ndërtuar kishin nisur Sadikja, e ëma e Muizit qëndronte gjjthnjë përkrah nuses së saj për të shuar çdo lloj keqkuptimi të djalit. Ishte ajo që e bindte gjithnjë të birin se nuk kishte të drejtë për këtë sjellje që bënte ndaj të shoqes, por çdo tentativë e kësaj ishte e kotë.

Muizi vuante nga një xhelozi patologjike. Çdo ndërhyrje familjare në përpjekjë për të shuar konfliktet ishin të dështuara. Kjo gjë çoi në ndarjen e çiftit. Hatixhja vendos të kërkojë divorcing dhe në vitin 2010 ata nuk do të ishin më bashkë. Dalja nga kontrolli i situatës shkakton një goditje të madhe tek Muizi, ky i fundit pas ndarjes nga e shoqja nis të konfliktohet me familjarët e tij . Muizi dërgohet në spitalin psikiatrik në Shkodër,  ndërsa më pas dënohet me 2 muaj burg. Muizi pavarësisht se nuk duhej ti afrohej familjes  ai e thyen këtë rregull dhe shkon në Bulqizë, por mohohet nga nënë Sadikja.

Në studion  e emisionit “Pa gjurmë”, nënë Sadikja  rrëfeu  dramën që kishin përjetuar për një kohët të gjatë në familje pasi djali  Mziu, pas divorcit me të shoqen shkon  dhe nis të konfliktohet me të ëmën dhe jo vetëm me vellezërit dhe motrat e tij.  Situata agravon deri në dhunën që nisi të ushtronte Muizi ndaj nënës së tij. Sadikja detyrohet të denoncojë në polici të birin për dhunë pasi kishte arritur deri aty sa njëherë i kishte drejtuar dhe thikëm .

Ishte në punë në Maqedoni, për të punuar, ndenji 8 muaj . U kthye ne shtëpi dhe më kërkoi 2 milion lekë. I thashë ku t'i gjej more bir. Ishte i martuar në Bulqizë e ndau gruan e më pas  shkoi ca kohë për të punuar në Maqedoni ku ndjenji disa muaj.   Pasi u nda nga e shoqja, filloi duke më dhunuar mua, vajzat . Më rrahu, më dhunoi këmbët , duart. Mori thikën e ma drejtoi në fyt. E denoncova dhe nga ateherë mësuam se na thanë se ai ishet sëmurë, kishte probleme me shëndetin mendor.  Thanë që do e drëgonin në spital në Shkodër pasi pati probleme me shëndetin mendor. Djali punonte si kamarier në qytetin e Bulqizës ,pasi ishte i martuar dhe nuk e di si erdhi puna dhe u nda me nusen .  

 Sadike Balaj, nëna e 38-vjeçarit

 

 

Ishte 5 marsi I vitit 2011 kur Muizi pasi i kërkon të motrës para i pohon se duhej të ikte në Sarandë. Nisja nga Baldushku i Tiranës në drejtim të Sarandës do të linte te familjarët një hendek të madh dyshimesh dhe misteri, pasi që nga ajo ditë Muizi u zhduk pa lënë asnjë gjurmë, vetëm me 20 mijë lëkët e vjetra që ia dha e motra.

Ai pati nje grindje me mamanë , pasi u divorcua nga gruaja e tij dhe unë kam qenë gjithmonjë një përkrahje për nusen .  Pas grindjes erdhi tek unë ku qëndroi tek unë për 2 muaj. Në datën 5 mars më kërkoi para dhe më tha se do ikte në Sarandë për të punuar. Unë nuk kisha marrë akoma rrogën , i mora borxh dhe i dhashë 20 mijë lekë të vjetra . Ai nuk ka qene here tjetër në këtë qytet. Këmbëngula të qëndronte e pyeta  ku do rrinte , por nuk më dëgjoi dhe nuk më tha asgjë tjetër . Me tha dua vetëm lekët e rrugës se do iki të punoj në Sarandë.  Vëllai kurohej gjatë kësaj kohe ka qenë me mjekime , të cilat ia kishte rekomanduar doktori në Shkodër, pasi vuate nga probleme të shëndetit mendor. Ai ka qenë trup i gjatë, rreth 1 m e 70. Në krahun e majtë ka pasur , një të djegur në faqe. Mami më kërkoi mos ta fus vëllain në shtepi pas zënkës në familje, por unë ja hapa derën.

 Ike Lloqi, motra  e 38-vjeçarit

Pavarësisht gjithçkaje të ndodhur , 38 vjeçari  babai i një  fëmije kërkohet nga e motra por edhe nga nëna e tij, e cila me zemrën e një nënë të vuajtur pas më shumë se 7 vitesh i humbur.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen