VIDEOLAJM/ Pa 'iu dridhur fare qerpiku', Genc Pollo filmon votën për kreun e PD në mes të Tiranës! I kënaqur se mbylli 'misionin'

Në këto pamje, të siguruara nga kamera e Report Tv shikoni se si një prej personaliteteve më të rëndësishme të Partisë Demokratike i konsideron 'një lojë' zgjedhjet për kreun e ri të forcës së tij politike.

Genc Pollo pasi ka votuar në degën nr. 2 të Partisë Demokratike në Tiranë shihet qartë se filmon votën e tij duke u ndier i kënaqur me 'misionin' që sapo e përfundoi me sukses.

Ndërkohë që në rrjetet sociale, Pollo ka publikuar një foto ku këtë herë e ka nxjerrë votën të kthyer përmbys, duke justifikuar edhe të gjithë skenën para kamerave. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 13/06/2021 21:07

    Lulu fitiu me zghedhhet su be kohen e PPSH .Polli dhe kuqo dhe koqe . Humor per 30 vite vitimet ne PD

    Përgjigju
  • Lavdosh: 13/06/2021 19:25

    thjesht pa fjale! Keta na kane drejtuar dhe kane bere zgjedhjet. Per manipulime nuk ja kalon askush

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!