Takimet e së premtes me qytetarët kryeministri Rama do t'i vazhdojë çdo javë në orën 17:00. Kështu deklaroi sot në rrjete sociale duke sqaruar se këto takime do të zhvillohen pa kamera, pa fotografi të pjesëmarrësve, pa fjalime dhe pa debate, me fokus vetëm tek mbajtja shënim e çdo ankese, kërkese, shqetësimi, ideje apo propozim tëqytetarëve.

“Çdo të premte në të njëjtën orë, pa kamera, pa fotografi të pjesëmarrësve, pa fjalime dhe as kundërshtime, po vetëm me veshët hapur e me laps e letër për të shënuar çdo ankesë, kërkesë, shqetësim, ide apo propozim”, shkruan ai.

Sipas Ramës, të gjitha problematikat e ngritura gjatë takimeve do t'u përcillen zyrtarisht institucioneve përgjegjëse përmes deputetit, në mënyrë që qytetarët të marrin përgjigje për çështjet që do të paraqesin. .