Dihet tashmë që rivaliteti mes reperëve shqiptarë do të ekzistojë gjithmonë. Ata janë gjatë gjithë kohës në ‘luftë’ për audiencë, dhe duke sulmuar njëri-tjetrin me diss-e. Mirëpo krejt rastësisht reperi shqiptar Arkimed Lushaj i njohur si Stresi u shfaq në një koncert të dy rivalëve të tij duke kërcyer.
Të gjithë menduan se mes Stresit dhe Mc Kresha-s e Lyrical Son ka ndodhur një pajtim. Por në një intervistë për ‘Seven Bizz’, reperi rrëfeu se e vërteta ishte krejt ndryshe.
“Ata kënduan dhe unë kërceva me këngët e tyre. Realiteti shqiptar është i keq ti mund ta kesh rival, por nëse një reper i ka këngët hit i ka dhe kaq. Nuk duhet t’i kritikosh njerëzit. Ka shumë repera që janë pa karakter, por kanë këngë të mira,”- tha Stresi duke sqaruar se u ndodh krejt rastësisht në atë club.