TIRANË- Në një kohë kur Gjykata Kushtetuese është zyrtarisht funksionale dhe ndërkombëtarët kanë shprehur vlerësimin, presidenti Ilir Meta 'u ka bërë presion'  6 anëtarëve të saj se nëse shpallin 30 qershorin legjitim, atëherë ajo është e vdekur.

I ftuar në Syri.Net, Meta akuzoi mazhorancës, sipas së cilës ajo është fajtore kryesore për mungesën e saj për më shumë se 2 vite.

'Ne kemi vetëm 6 gjyqtarë, që mund të mblidhen por nuk mund të marrin një vendim, se mund të bëhen 4-2 ose 3-3.
Por nuk do hyj në kalkulime të tilla. Dy arsye që ne duhet të kemi në vëmendje. Shqipëria është pa gjykatë Kushtetuese sepse maxhranca bëri gjithçka për ta kapur atë. Nuk e kapi atë për shkak të qëndresës së Presidentit. Por kjo nuk do të thotë që ata nuk do të ndalojnë përpjekjet për ta kapur Gjykatën Kushtetuese.

Çfarë ndodhi në seancën e fundit të korrikut pasi Komisioni i Venecias dha opinionin e tij. Në seancën e fundit të korrikut në mënyrë të njëanshme edhe në kundërshtim me atë që ka sugjeruar Komisioni i Venecias u ndryshua ligji për betimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë te Presidenti, që nuk është një akst ceremonial por edhe një akt verifikimi dhe kjo natyrisht që është një akt i njëanshsëm, dhe kur ndodh pas një klime bashkëpunimi, ka diçka të mbrapshtë. Dhe përsa i përket Gjykatës së Lartë që është paralizuar, edhe për Gjykatën Kushtetuese duhet që 1/3 e anëtarëve të zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Një Gjykatë Kushtetuese e cila shpall legjitime zgjedhjet e 30 qershorit është e vdekur.

Dhe të jeni të sigurt që nuk hapen negociatat. Ato që kanë vendosur zgjedhjet e 30 qershorit si kusht, e dinë fare mirë se çfarë janë zgjedhjet e 30 qershorit. Shqetësimi im për Gjykatën Kushtetuese nuk është kjo çështja, se kjo mund të jetë e partive. Nuk duhet ta reduktojmë fuqinë e Gjykatës Kushtetuese te zgjedhjet, sepse Gjykata Kushtetuese është garante jo vetëm e popullit shqiptar por edhe e shtetit shqiptar", tha Meta.

Presidenti riktheu sërish në vëmendje 2 marsin, i cili tha se ajo nuk ishte beteja e Metës, por e shqiptarëve.   

‘2 marsi absolutisht nuk është një betejë e lënë në mes. 2 marsi nuk është betejë e Metës. I ftoj shqiptarët që të kuptojnë greminën ku ka rënë shteti, ku janë rrëzuar edhe të drejtat e tyre, në kuptimin kushtetues dhe kjo betejë do të vazhdojë dëri në vendosjen e rendit kushtetues në vend. 2 marsi ishte një betejë pë të ndalur pushtimin e Gjykatës Kushteteues, institucionin më të rëndësishëm të shtetit dhe sigurisht edhe ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese është një proces që nuk ka përfunduar, jo vetëm kaq por ëshë dëmtuar jo pak integriteti kësaj gjykate. Dhe mund të dëmtohet edhe ne të ardhmen, pra është një betejë që mund të vazhdojë edhe në të ardhmen. Vendi është në krizë legjitimiteti, që zgjidhjen finale do e marrë nga sovrani më 25 prill. Vëmendja duke ndalur te 25 prilli, sigurisht përvec pandemisë që është imediate. Pas 25 prillit do të garantohet legjitimiteti i plotë i institucioneve", përfundoi Meta.