Ta themi me fjali më të plotë: Pa njohur Serbia krimet, dmth pa pranur qeveria serbe që shteti dhe kombi serb kanë bërë krime ndaj shqiptarëve, nuk mund të vendosen marrëdhënie normale midis shqiptarëve dhe serbëve. Pranimi i krimit nga ana e kriminelit ia ul hundën kriminelit, e çarmatos kriminelin nga veprimtaria e tij negative. Kjo është çështje metodike, me anën e së cilës hapen rrugët e zhvillimeve të mëtejshme. Kjo zbatohet ndaj secilit individ, i cili ka kryer krime.
Kur kemi të bëjmë me një shtet kriminal, problemi është, sigurisht, më i ndërlikuar, por, gjithsesi, pranimi i krimevembetet çelësi i zhvillimeve të mëtejshme. Vetë shteti i kriminalizuar nuk mund ta vazhdojë rrugën normale të jetës, nëse nuk çlirohet disi nga barra e krimeve që ka kryer, dhe rruga e vetme për t’u çliruar është: pranimi publik i fajit dhe shprehja e gatishmërisë për të paguar dëmshpërblimet.
Në rastin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe, pranimi i krimeve nga ana e Serbisë, nga njëra anë, krijon kushte për një katarsis kombëtar brenda kombit serb; nga ana tjetër, i jep arsye kombit shqiptar që të mos ndjehet i poshtëruar.
I kemi thënë këto gjëra edhe më parë (jo vetëm unë, por edhe të tjerë), sa herë që është folur për bisedime me Serbinë, por, duke mos u marrë kjo punë shtetërisht në dorë, sa herë që janë bërë bisedime, pa e vënë si kusht pranimin e krimeve, serbët kanë vazhduar të bëjnë manovra politike të ulta dhe poshtëruese ndaj shqiptarëve.Kështu ka ndodhur në bisedimet Kosovë-Serbi, kështu ndodhi edhe me vizitën e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në Beograd. Puna arrin deri aty, sa ata po mundohen ta paraqesin si „fyerje“ faktin që Edi Rama „guxoi e kërkoi“ „mu në mes të Beogradit“ që Serbia ta njohë Republikën e Kosovës.U sollën në mënyrë të ulët, njëlloj si janë sjellë edhe ndaj lojtarëve tanë, veçse jo me britma e ulurima dhe jo me gurë e me stola.
Edi Rama bëri të njëjtën gjë si dhe ekipi ynë i futbollit: U përpoq të luajë mirë. Serbët bënë të njëjtën gjë: U sollën ndaj kryeministrit tonë siç janë sjellë para një muaji me ekipin tonë të futbollit. Madje, vetë A.Vuçiçi shprehu keqardhjen që s’kish marrë dot një shkop për ta goditur Edi Ramën.
Ky është çmimi, me të cilin shteti shqiptar dhe kombi shqiptar po e paguajnë moskërkimin që Serbia t’i njohë krimet që ka bërë ndaj nesh. Varet tani nëse „gjyqi“ ndaj kësaj vizite do të sillet prapë siç u suall UEFA ndaj ekipit tonë. Dhe duket se pikërisht ashtu po sillen. Ndërsa Platinia i sportit i dënoi thuajse njësoj të dyja palët, Platinia i politikës po i lavdëron njësoj të dyja palët. Platinia i politikës, dmth Evropa Perëndimore, nuk po i thotë Vuçiçit: “Mirë të tha Edi Rama! Serbia duhet ta njohë Republikën e Kosovës” Rusia i tha Serbisë: “Mos e njih Republikën e Kosovës!” BE-ja nuk po i thotë Serbisë: “Njihe Republikën e Kosovës!”
Presidenti i atij shteti dhe kryetarja e parlamentit të Republikës së Serbisë nuk e pritën kryeministrin tonë. Kryeministri i Serbisë nuk i dha as dorën kryeministrit tonë dhe u shtir sikur ndjihej „i fyer e i provokuar“. Ky është çmimi që paguajmë ne, në vend që të paguajnë ata.
Fundja, ç’tha Edi Rama, që Vuçiçi ta quante “provokim”? Tha që Republika e Serbisë duhet ta njohë Republikën e Kosovës. Tha fare pak në krahasim me ç’duhej të thoshte dhe, megjithatë,ata tentuan t’ia mbyllin gojën, duke na fyer ne për të miliontën herë me shprehjen „Kosova është Serbi“. Ky është çmimi që paguajmë!
Kur të hapim albumin e Nusret Pllanës dhe një mori albumesh, statistikash e dokumentesh të tjerë, a duket sikur „Kosova është Sërbi“?! A vrasin popullin e vet serbët në Kosovë?! Si qenka Serbi një vend që masakrohet prej serbëve?!
A.Vuçiçi i fyeu edhe shqiptarët e Anamoravës, duke thënë që ata jetojnë „në tokën serbe“, në një kohë kur gjithkush e di që shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit etj. jetojnë prej shekujsh në tokën e vet. Si do t’u vinte serbëve nëse ne do të thoshim: „Serbia është Shqipëri“, duke aluduar që Singiduni (Beogradi) dhe Naissusi (Nishi) kanë qenë qytete të Ilirisë dhe të bënim masakra në emër të kësaj ideje?!
Në çdo hap të asaj të ashtuquajturës mikpritje kishte fyerje, të natyrës që vetëm serbët shovinistë dinë t’i bëjnë. Në konferencën e shtypit kishin vënë vetëm një mikrofon, njësoj siç ndodh në disa festivale, ku organizuesit janë vajtimisht të varfër.Kur u këndua himni shqiptar, ku duhej të ishte dhe ku ishte vënë flamuri shqiptar?!Në atë të quajturin „forum për marrëdhëniet etnike në Ballkan“, kryeministrin tonë e kishin ulur te një tavolinë, që mezi i merrte tre vetë dhe krejt salla, ku ishin grumbulluar nja 200 njerëz, u ngjante vatrave të kulturësnë kooperativat tona, ku kooperativistët mblidheshin për të bërë analizat mujore e vjetore.
Për çfarë u fol në atë „forum“?! S’u fol thuajse për asgjë, në një kohë kur, lidhur me marrëdhëniet ndëretnike në gadishullin tonë, ka qindra probleme tepër të rëndësishëm, madje jetikë për t’u trajtuar dhe analizuar. Midis tjerash, aty e kish vendin për t’u përmendur e trajtuar pikërisht tema e krimeve të shtetit serb mbi kombin shqiptar.
Kur flasim për problemin e njohjes së krimeve, ia vlen edhe të kthehemi në kohë.Më 1924-n, as që mund të pyetetpse A.Zogu nuk foli për krimet që kishin bërë serbët ndaj shqiptarëvet. Nuk mund të pyetet kështu, sepse ai shkoi atëherë në Beograd, jo si një burrë shteti, por si një qyqar. Shkoi për të kërkuar ndihmë, që të rrëzonte Fan Nolin! Faqja e zezë, e tija dhe e jona!Por as E.Hoxha në vitin 1946 nuk foli për krimet që kishin bërë komunistët jugosllavë ndaj shqiptarëve, gjithandej nëpër ato pjesë të Shqipërisë, që nga Zajazi i Kërçovës e deri në Tivar. Prandaj, kur Enveri i kërkoi Titos që Kosova t’i bashkohej Republikës Popullore të Shqipërisë, Titoja ia mbylli gojën me një fjali të vetme: “Jam dakord, por ç’t‘ibëjmë Serbisë, që nuk është dakord!?“
A.Vuçiçi iu përgjigj Ramës edhe më keq se Titoja Enverit: „Kosova është Serbi!“, shprehje, të cilën ai do ta përdorë edhe në Tiranë, nëse nuk do t’i dilet përpara një të tillë skandali, i cili do taasgjësonte krejt punën e mirë që Edi Rama ka bërë në Beograd e në Preshevë. Ç’dobi ka kërkesae Edi Ramës në Beograd, që Serbia ta njohë Kosovën, kur A.Vuçiçi do të vijë nesër në Tiranë dhe do të na thotë përsëri: „Kosova është Serbi!?“ Ai do të thotë ashtu,kurse BE-ja do të gëzohet që, më në fund,“u rregulluan edhe punët e Ballkanit“.
Që të tri vizitat që i përmenda më lart i kanë shkaqet e vet pikërisht te fakti që shteti ynë, në atë kohë, kurse sot dy shtetet tanë, nuk e kapin problemin e marrëdhënieve me sllavët (edhe me grekët) nga themeli: Të sqarohet njëherë botërisht problemi i krimeve, që ata shtete kanë kryer ndaj kombit tonë! Nuk kemi shkuar ne në tokat e tyre, por kanë ardhur ata në tokat tona dhe krimet i kanë kryer ndaj popullsisë civile, ndaj fëmijëvet e ndaj grave tona!
E gjithë e keqja qëndron te boshllëku që kemi ne në kushtetutat tona. Sepse kuptohet që një kryeministër nuk mund të shkojë e t’u kërkojë fqinjëve: „Njihini krimet që keni kryer! Pranojini krimet që keni kryer!“ Unë, dy ditë para se të shkonte Edi Rama në Beograd, thashë që ai duhej të merte me vete albumin e Nusret Pllanës. Thashë kështu, sepse e dija si do të sillen sërbët. Por, në të vërtetë, punët duhen bërë ndryshe. Duhet paraprakisht dhe shtetërishttë trajtohet ky problem kaq i madh dhe t‘i gjendet një zgjidhje, para se një kryepushetar yni të shkojë për vizitë te kryerësit e qindra mijëra krimeve.
Ne nuk kemi strategji, as shtetërore, as kombëtare për mbrojtjen e jetës së shqiptarit. Shihni SHBA si ruan dhe si mbron jetën e një shtetasi të vet! Ndërkaq, ne, shqiptarët, e keminjë ligjfamiljar, që vrasësin eventual të një pjesëtari të familjes, o duhet ta dënojë gjyqi, ose e dënon vetë familja, qoftë edhe me kosto shumë të lartë. Dy shtetet tanë, paradoksalisht, nuk i kanëtë përcaktuar në kushtetutat e veta, as mbrojtjen e dinjitetit, as ruajtjen e jetës së shqiptarëve.
Duhet, pra, të merren sa më parë masa në fushën e legjislacionit, përndryshe, çdo përpjekje për marrëdhënie normale me fqinjët, jashtë këtij parimi themelor, do të përfundojë, si në dëmin tonë, ashtu edhe në dëmin e vetë shteteve fqinjë me ne, të cilët, pa këtë „terapi“, kurrë nuk do të mund të shërohen nga megalomania e tyre, krejt e paarsyeshme.Dhe, për të gjitha këto, nuk duhet të dëgjojmë fort ç’na thonë të huajt, sepse atyre nuk u dhemb kurrizi ynë...
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com