Pa Ty

Pa Ty

Pa Ty jam zero. Pa Ty jam asgjë. Pa Ty jam dhimbje pa ulërimë. Pa Ty jam Muzg pa trishtim. Muze’ pa kryevepra. Shenjt’ pa mrekullira. Zog’ pa qiej. Liqer pa Lasgush. Manastir pa myshk. Ep’ pa zanë. Ag’ pa aurorë. Perëndim pa lindje. Tamth pa puthje. Krisht pa ringjallje. Kishë pa Altar. Krisht pa kryq. Kryq pa gozhda. Mallkim pa mëshirë. Skaj pa qëndër. Mars pa luftë. Prill pa dasëm. Kalendar pa data. Sahat pa akrepa. Busull pa shigjeta. Zarf pa adresë. Mendim pa rrudhë. Rrudhë pa ballë. Ballë pa ethe. Mbret pa kurorë. Kurorë pa perlë. Perlë pa guackë. Rrebesh pa vetëtimë. Shekspir pa tragjedi. Hamlet pa kafkë. Martin Luter King pa ëndërr. Ainshtain pa kohë. Erasmus pa marrëzi. Ferr pa Dante. Dante pa Beatriçe. Gjeneral pa luftë. Murator pa tullë. Kovaç pa kudhër. Hakmarrje pa kujtesë.

Burg pa qelë. I burgosur pa shpresë. Shqiptar pa çartallosje. Tango pa Argjentinë. Rus pa stepë. Paris pa Eifel. Vals pa Vienë. Tel pa violinë. Mermer pa Mikelanxhelo. Kolomb pa Amerikë. Kolose’ pa Romë. Garibald pa Itali. Moxart pa melodi. Vagner pa gjëmim. Beethoven pa llaftari. Segovia pa kitarrë. Pavarot pa fyt. Django Reinhard pa “Minor Swing”. Otello pa Dezdemonë. Romeo pa Xhulietë. Shpatë pa dorezë. Plumb pa barut. Ushtar pa helmetë. Mulli pa mokërr. Beton pa çimento. Autostradë pa asfalt. Trafik pa semafor. Qiell pa re’. Dimër pa pranverë. Pranverë pa ngjyra. Vjeshtë pa fruta. Dhimbje pa lot. Lot pa sy të zinj. Gjak pa zemër. Pritje pa ankth. Zjarr pa flakë. Fresk pa fllad. Fllad pa përkëdhelje. Përkëdhelje pa prekje. Prekje pa rrënqethje. Heshtje pa pëshpërimë. Kriminel pa viktimë. Fat pa meritë. Skllav pa pranga. Dëshpërim pa shkak. Ofshamë pa jehonë. Lumë pa urë. Leskovik pa Zadrimë.

Kukës pa Sarandë. Gramsh pa Divjakë. Librazhd pa Pukë. Korab pa Nëmërçkë. Dhëmbel pa Karavasta. Karaburun pa Llogora. Përmetar pa raki’. Malësor pa çifteli. Shkodran pa biçikletë. Skraparlli pa raki. Fjalor pa fjalë. Luginë pa oshëtimë. Shteg pa dalje. Ngjitje pa arritje. Kalorës pa pelë. Pelë pa shalë. Thesar pa margaritarë. Nil pa shkretëtirë. Faraon pa piramidë. Beduin pa oaz. Tank pa zinxhirë. Mish pa nerv. Aeroplan pa pistë. Tekst pa muzikë. Mort pa funeral. Pronar pa Hipotekë. Kufomë pa varr. Islam pa Kuran. Kristian pa Bibël. Jetë pa albuminë. Kozmos pa terr. Terr pa fener. Libër pa lexues. Testament pa vulë. Olimp pa Perëndi. Zeus pa rrufe'. Vatër pa zjarr. Foshnjë pa britmë. Rreth pa "π".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg