Pa zgjidhje 1700 ankesat e qytetarëve, ILD vetëm me një inspektor

Mbeten ende pa zgjidhje qindra ankesa të qytetarëve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka vetëm një inspektor. Pranë këtij Inspektorati kanë ardhur jo pak por 1700 ankesa që presin përgjigje. Qytetarët kryesisht ankohen për vendime të padrejta nga gjykatësit, apo për paaftësi profesionale të tyre dhe sjellje joetike. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë i krijuar së fundi, ka vetëm një inspektor që merret me këto ankesa, si dhe Kryetarin Artur Metani, ndërkohë që është ende një institucion pa zyra.

Kjo për faktin se me vendim të qeverisë ILD duhet të zhvendoset në godinën e ish ministrisë së Integrimit. Por në këtë godinë aktualisht është Departamenti i Administratës Publike. Ekziston një kaos me zyrat e institucioneve të reja të drejtësisë, pasi edhe KLGJ pritet të vendoset në një godinë që ende nuk është gati.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit