Pacientët me sëmundje të rënda
ilaçe edhe në rrethet e tyre

Pacientët me sëmundje të rënda<br />ilaçe edhe në rrethet e tyre
Pacientët me probleme në veshka e që kryejnë dializë, të sëmurët me hepatit dhe pacientët talasemikë të cilëve deri dje u duhej të udhëtonin në Tiranë pasi vetëm këtu mund të merrnin ilaçet me të cilat trajtohen, tashmë do t’i kenë ato në spitalet rajonale të rrethit të tyre. Bëhet fjalë për mbi 1.300 pacientë, të cilët trajtohen me medikamente të kushtueshme si barnat deferiprone dhe deferasirox, që përdorin pacientët talasemikë.

“Këta të fundit, që janë më të përqendruar në Lushnjë, do t’i marrin barnat pranë spitalit të Lushnjes, ndonëse nuk është spital rajonal. Për dy grupet e tjera janë rreth 275 pacientë që trajtohen me këto barna, 110 janë në Tiranë, ndërsa të tjerët nuk do vijnë në Tiranë por do t’i marrin barnat në spitalet rajonale. Edhe ata që marrin shërbimin e dializës do t’i marrin ato në spitalet rajonale”, deklaron ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
 
Sipas tij, spitalet rajonale janë furnizuar me këto medikamente me qëllim për t’u hequr këtë barrë administrative këtyre pacientëve. “Ka qenë një vendim i marrë prej kohësh që një pjesë e barnave të kushtueshme të mos shpërndaheshin nga rrjeti i farmacive, por të ishin pranë shërbimit spitalor.

Kanë qenë të përqendruara pranë QSUT-së, por ne mendojmë se janë mundësitë që të jenë të pranishme edhe në spitalet rajonale”, shton Beqaj. Në këtë grup pacientësh, një numër i konsiderueshëm janë në Tiranë dhe medikamentet e tyre mund t’i marrin pranë farmacisë së QSUT-së.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024