Por vendimarrja e saj nuk e mbajti “frymën” në këto shtete, megjithë mjeksinë e tyre të zhvilluar ,por në Shqipëri , në vendin e saj të lindjes, ku brenda një jave jo vetëm mori fund ankthi i heqjes së mitrës, por e mori veten shpejt dhe e çliruar nga Fibromat.
Siç tregon ajo, në një rrëfim shumë të sinqertë, vedimin e mori pasi u konsultua me mjekun obstetër-gjinekolog Andreas Bazeos, MSc/D.F.F.P/ F.R.C.O.G, që aktualisht mban edhe postin e Shefit të Departamentit të Obstetri – Gjinekologjisë në spitalin Hygeia. Dr. Bazeos, tregon ajo, në fakt, i dha disa opsione, për ta lënë zgjedhjen në dorën e saj.

Në fund pacientja vendosi të mos e heqë mitrën e ti nënshtrohej një operacioni jo të lehtë, për heqjen e Fibromave, që zgjati rreth 3 orë. Pavarësisht numrit dhe madhësisë së tyre, ndërhyrja kirurgjikale shkoi shumë mirë dhe brenda pak ditësh ajo ju rikthye aktiviteteve të saj ditore.
E lehtësuar tashmë ajo këshillon të gjitha gratë që vuajnë nga i njëjti shqetësim si ajo,të mos nxitohen në vendimarrje të tilla. Të orientohen në sistemin shëndetësor me maturi dhe të bëjnë zgjedhje sifduese për të rifituar shëndetin.
Fibromat në mitër janë masa jokancerogjene të indeve të mitrës. Fibromiomat uterine variojnë në sasi dhe përmasa (nga 1 mm deri ne 20 cm/ diametër) dhe janë të përbëra nga fije muskulore dhe ind fibroz. Zakonisht rriten shumë ngadalë dhe në të shumtën e rasteve nuk shoqërohen me simptoma. Shkaqet e shfaqjes së fibromiomave janë gjenetike dhe shfaqen në moshën riprodhimit. 70-80% e grave kanë fribrioma në mitër deri në moshën 50 vjeçare, prandaj është shumë i rëndësishëm kryerja e kontrolleve mjekësore dhe konsultimi periodik me mjekun gjinekolog.
Kontakt: 04 23 90 000
www.hygeia.al
s.k/Shqiptarja.com











