Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala iu përgjigj opozitës për faktin se pas datës 20 të çdo muaji, pacientët në spitale përballen me mungesë të shërbimit të analizave nga ana e koncesionarit. Sala tha se kontrata parashikon një planifikim mujor të të volumit dhe buxhetit të analizave për çdo spital dhe kur arrihet rreth 75% e këtij vëllimi, koncesionari njofton strukturat drejtuese përkatëse. Sala thotë se në këtë fazë, shërbimi vijon normalisht, por prioritet u jepet analizave urgjente.
"Është e rëndësishme të sqarohet për të gjithë qytetarët se shërbimi nuk ndërpritet në asnjë moment. Kontrata parashikon një planifikim mujor të volumit dhe buxhetit të analizave për çdo spital. Në momentin kur arrihet rreth 75% e këtij vëllimi, koncesionari njofton strukturat drejtuese përkatëse si një mekanizëm monitorimi dhe menaxhimi të përdorimit të shërbimit. Në këtë fazë shërbimi vijon normalisht, por prioriteti i jepet analizave urgjente dhe atyre të domosdoshme për vendimmarrje klinike. Kjo do të thotë se në raste të caktuara mund të shtohen disa analiza rutinë, por në asnjë rast nuk cenohet ekzaminimi, diagnostikimi apo trajtimi i pacientit. Çdo pacient që ka nevojë për analizë në funksion të diagnozës apo trajtimit, e merr atë pa ndërprerje", tha Sala.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Kuvend/ Opozita: Onkologjiku pa barna, s’punon brakiterapia e Pet SCAN, vetëm 30 poltrone! Sala: Zgjidhje brenda 2026-ës, në QSUT sot s'mungon asnjë ilaç










