Pacienti vret mjekun kardiolog në zyrën e tij para syve të punonjësve

Pacienti vret mjekun kardiolog në zyrën e tij para syve të punonjësve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin italian të Favaras ku një mjek kardiolog, Gaetano Alaimo, 65 vjeç, u vra nga një pacient, Adriano Vetro, 47-vjeç, në zyrën e tij. Ngjarja ka ndodhur në sy të punonjësve që u gjendën aty.

Autori i vrasjes, 47-vjeçari nga Favara, Adriano Vetro, u ndalua menjëherë nga karabinierët e Favarës , të cilët së bashku me kolegët e njësisë hetimore të komandës së provincës Agrigento u vunë në gjurmët e tij, i cili prej vitesh ishte një pacient i specialistit, raportojnë mediat e huaja.

Ai u arrestua në shtëpinë e tij ku ishte kthyer pas krimit, karabinierët gjetën dhe konfiskuan armën e krimit, ku akoma nuk është konstatuar kalibri, nëse ajo ishte apo jo e ndaluar ligjërisht

Shkak i ngjarjes dyshohet se mund të ketë qenë ndonjë konflit i së kaluarës mes viktimës dhe autorit.

47-vjeçari  ndodhet në kazermën e Karabinierëve të Favarës dhe po merret në pyetje nga zëvendësprokurori i Agrigento Salvatore Vella.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?



×

Lajmi i fundit

ZYRTARE/ Një pikë nga zona e ftohtë, Valencia shkarkon Gennaro Gattuso-n

ZYRTARE/ Një pikë nga zona e ftohtë, Valencia shkarkon Gennaro Gattuso-n