Pacolli dhe sheiku i Abu Dhabit
blejnë prona në Serbi
Sheik Bin Zajed dhe Pacolli janë miq të vjetër dhe biznesmenë të suksesshëm dhe deri më tani kanë investuar bashkë në shumë vende. Tokat serbe dhe ndërmarrjet bujqësore në Vojvodinë po blihen me para shqiptare.
PRISHTINË - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli ka blerë mbi 10 mijë hektarë tokë në Vojvodinë, shkruajnë mediat serbe - të cilave iu referohet Telegraci.com - sipas të cilave biznesmeni më i pasur shqiptar qëndron prapa investimit të kompanisë "Al Dahra" të sheikut Mohammed bin Zayed Al Nahyan, ku thuhet se pjesa më e madhe e parave i takon Pacollit.
"Sheik Bin Zajed dhe Pacolli janë miq të vjetër dhe biznesmenë të suksesshëm dhe deri më tani kanë investuar bashkë në shumë vende. Tokat serbe dhe ndërmarrjet bujqësore në Vojvodinë po blihen me para shqiptare, që vijnë nga fondet investive në të cilat kanë pjesën e tyre të dy (Pacolli dhe sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan), kanë shkruar mediat serbe, duke u bazuar në burime anonime.
Sipas njoftimeve, IPIC është një nga fondacionet më të mëdha investuese, ku sheiku dhe sipërmarrësi shqiptar bashkëpunojnë.
Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, që është trashëgimtar i fronit të Abu Dhabit, është mik i ngushtë i zëvendëskryeministrit të parë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërsa para pak kohësh ka vizituar këtë shtet pikërisht për të biseduar rreth investimeve.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
37%
-
Jo
52.8%
-
Nuk e di
10.2%
Vota total: 6139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari
30 Korrik, 10:08
-
Zjarri në Ranën e Hedhun, drejtori i zjarrfikëses: Ndërhyrje me helikopter, forcat kanë punuar gjatë gjithë natës! Balla në terren
30 Korrik, 10:03
-
Kryeministri më jetëgjatë me ministrat e Financave më jetëshkurtër
30 Korrik, 09:55
-
Shqiptari kapet me 1 milion euro kokainë në makinë, punonte për organizatat kriminale në Itali
30 Korrik, 09:48
-
Berat, tentoi të mbyllte një çështje penale 'arrest shtëpie' për ish-oficerin e Policisë Gjyqësore
30 Korrik, 09:46
-
Ndryshimet në qeveri ende ‘pezull’, pritet dekreti i Bajram Begajt
30 Korrik, 09:45
-
Situatë kritike nga zjarri në Ranën e Hedhun, pamjet e ndërhyrjes me helikopter
30 Korrik, 09:16
-
Biden kritikon 'ekstremizmin' në Gjykatën Supreme, bën thirrje për mandate me limite
30 Korrik, 09:11
-
Zjarri në Ranën e Hedhun jashtë kontrollit, rrezikohen biznese e banesa! Zjarrfikësit luftë me flakët gjatë gjithë natës
30 Korrik, 08:55
-
Pamje ‘apokaliptike’ nga Rana e Hedhun, flakët ‘rrethojnë’ resorte e banesa
30 Korrik, 08:49
-
Zjarri në Gjirokastër, aktiv gjatë gjithë natës! Zjarrfikësit në 'luftë' me flakët
30 Korrik, 08:45
-
Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024
30 Korrik, 08:17