PRISHTINE, 8 dhjetor/ATSH/. - Kreu u AKR-së, Behxhet Pacolli, thotë se një qeveri e ndërtuar nga koalicioni i dy partive më të mëdha në vend është diçka e rrallë në demokraci. Por sipas tij, në Kosovë klasa politike e ka të dobët kulturën e marrëveshjes e të fjalës së dhënë. Pacolli kujton se ky koalicion u ndërtua mbi prishjen e një marrëveshjeje tjetër, megjithatë, ai uron që marrëveshja e dy forcave më kryesore politike në të Kosovës të jetojë gjatë, ben te diur KosovaPress.
"Pas shumë marrëveshjeve të prishura, qoftë koha e një marrëveshjeje të mbajtur!", shkruan Pacolli në rrjetin social Facebook. Më tej, Pacolli thotë se një koalicion i dy partive kryesore të vendit është luks pse opozita është e vogël, ndaj sipas tij, askush nuk ka alibi për mosrealizimin e programit. Ai dëshiron që ky program të jetë i përqendruar tek ekonomia. /a.ke/