Pacolli, ndaj tij kallëzim penal
Akuza për mashtrim e falsifikim

Pacolli, ndaj tij kallëzim penal<br />Akuza për mashtrim e falsifikim

KOSOVE - Zëvendëskryeministri, Behxhet Pacolli, së shpejti pritet të përballet me organet e drejtësisë, nën dyshimin se ka kryer vepër penale përmes falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit të institucioneve shtetërore.

 

Lajmin është publikuar sot në mediat kosovare, të cilat bëjnë të ditur se “Dosja Pacolli”, tashmë është bërë gati nga Agjencia e Kosovës Kundër Korrupsionit dhe brenda pak ditësh parashikohet të procedohet në gjykatë.

 

Zyrtarë brenda AKK-së, kanë konfirmuar se Pacolli ka qenë duke u hetuar për shkak të dyshimeve se kishte ofruar dokumentacion jot ë vlefshëm, gjatë kohës kur hetuesit e agjencisë kanë qenë duke i analizuar disa memorandume që vitin e kaluar ai si njeriu i dytë i Qeverisë i kishte nënshkruar në Nigeri, në emër të bizneseve evropiane.

 

Ai tani është duke u hetuar penalisht për mashtrim dhe falsifikim dhe brenda javës së ardhshme do të ngritet proceduara gjyqësore ndaj tij”, ka thënë një nga zyrtarët e AKK-së.

 

Sipas tij rastin Pacolli, ka shumë gjasa që ta marrë EULEX-i, pasi konsiderohet si rast i rëndë.

 

 

(er.ci/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi