Pacolli përplaset me Enver Hoxhaj
për numrin e njohjeve të Kosovës

Pacolli përplaset me Enver Hoxhaj<br />për numrin e njohjeve të Kosovës
PRISHTINE- Numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën, dhe meritat për njohje të caktuara, vazhdojnë të jenë shkak për përplasje mes Zëvendëskryeministrit, Behxhet Pacollit dhe Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Kjo përplasje ka filluar në qeverinë e kaluar, kur Pacolli ishte në opozitë, atë kohë me Ministrin Skënder Hysenin, dhe vazhdon ende me të njëjtin intensitet.

Përplasja më e fundit ka ndodhur, pasi Ministri Hoxhaj ka mohuar njohjen nga Shteti i Malit.

“Unë e kam thënë një qëndrim i cili është përcjellë me nervozitet brenda në qeveri, por si Ministër i Jashtëm jam i detyruar që ta mbroj kredibilitetin e Kosovës. Mali nuk e ka njohur Kosovën, ka ndodhur një keqkuptim i yni si qeveri në komunikim me Malin dhe me opinionin publik. Dhe unë si qytetar dhe si ministër kam kërkuar falje për këtë keqkuptim, por Mali asnjëherë nuk e ka njohur Kosovën”, ka deklaruar Hoxhaj për gazetën “Kosova Sot”.

Por Behxhet Pacolli thotë se Mali e ka njohur Kosovën, dhe ai kishte marrë merita për këtë fakt. Madje pasi është arritur kjo njohje, ai ka dërguar në këtë shtet “disa kolltukë dhe kompjutera”.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin