Pacolli: Prishtina e Tirana seanca
të përbashkëta qeveritare
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se Kosova duhet të realizojë seanca të përbashkëta qeveritare, për të nxitur impuls pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve me vendet fqinje, sidomos me Shqipërinë.
PRISHTINE - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se Kosova duhet të realizojë seanca të përbashkëta qeveritare, për të nxitur impuls pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve me vendet fqinje, sidomos me Shqipërinë.
Ai mendon se hartimi i një strategjie zhvillimore do ta thellojë bashkëpunimin me Shqipërinë, në interes të rritjes ekonomike dhe mirëqenies së qytetarëve të dy vendeve.
“A nuk na duhet një strategji zhvillimore afatgjatë, që të miratohet në mënyrë konsensuale dhe që të jetësohet nga të dijshmit? Kjo strategji duhet të përcaktojë prioritetet tona, aftësitë konkurruese dhe, mbi të gjitha, të jetë komplementare me atë të Shqipërisë. A po shikoni se ç’po ndodh në rajon? Qeveritë e Maqedonisë me atë të Serbisë dhe Bullgarisë po takohen dhe po ecin përpara në këtë drejtim. E pse ne mos të bëjmë të njëjtën gjë”, ka thënë Pacolli, informon Ina.
Ai pranon se ka bërë shumë aktivitete, ka hartuar shumë projekte, ka lëshuar shumë thirrje shoqërive dhe elitave tona politike, si qytetar, si ndërmarrës, si zëvendëskryeministër, si president, “por unë s’mund të bëj më shumë me këtë përfaqësim politik që kam në qeveri. Më duhet ndihma e qytetarëve, më duhet konsensusi ndërpartiak që të bëj më shumë”, ka shtuar Pacolli.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4529
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45