Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, me anë të një statusi në llogarinë  e tij në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramuash Haradinaj.

Pacolli është shprehur se është e pakuptueshme se si një njeri si Haradinaj të përballet me probleme gjyqësore edhe pse i ka përfunduar të gjitha proceset.

behxhet pacolli
(Behxhet Pacolli gjatë takimit me Ramush Haradinaj)

Statusi i plotë i Behxhet Pacollit:
“Ishte ndjenje e vecante, nje ndjenjë dashurie dhe dhimbje takimi me Ramushin.

E pakuptueshme se si nje njeri si Ramushi të përballet me probleme gjyqesore edhe pse i ka perfunduar te gjitha proceset.

Do kthehet ne shtepi se shpejti dhe kjo ndjenjë e dhimbjës qe kisha per te, nuk do te jete me. Se shpejti do kthehet ne Kosove, se pari te prindërit e te shoqja dhe femijet e tij të mrekullueshem. Edhe miqët e vet kudo në Kosovë e gjetiu e presin kethimin e tij”

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com