Pacolli takon Delawie, SHBA-ja aleat strategjik i Kosovës

Pacolli takon Delawie, SHBA-ja aleat strategjik i Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë takimit me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Sipas njoftimit për media, ata diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe koordinimin dhe bashkërendimin e hapave dhe veprimeve në marrëdhëniet me jashtë.

Zhvillova një takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Greg Delawie. Shkëmbyem pikëpamjet mbi zhvillimet më të fundit politike në vend dhe bashkëbiseduam në mënyrën më miqësore mbi koordinimin dhe bashkërendimin e hapave dhe veprimeve të vendit tonë në marrëdhëniet me jashtë. Mbështetja e ShBA-ve, si aleat strategjik i vendit tonë, mbetet e pazëvendësueshme si në aspektin e zhvillimeve të brendshme politike ashtu edhe atë të forcimit të legjitimitetit ndërkombëtarë dhe anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

20 milionë lekë për ekipin fitues, 'Final 4' shpërblehet nga FSHF-ja! Përfiton edhe kampioni i Kupës së Shqipërisë

20 milionë lekë për ekipin fitues, 'Final 4' shpërblehet nga FSHF-ja! Përfiton edhe kampioni i Kupës së Shqipërisë