KRUJE- Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 732/1, datë 03.09.2013 ka ushtruar auditimin përkatës në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Krujë, për veprimtarinë e ushtruar periudhën Janar 2009 - Qershor 2013. Nga ky auditim u konstatuan një sërë shkeljesh, për të cilat KLSH ka dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë kallëzimin përkatës penal ndaj nëndrejtorit të këtij institucioni, L.V me akuzën e shpërdorimit të detyrës për:
- Shkelje të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin Publik”, i ndryshuar, për kryerjen e blerjeve me procedurën e prokurimit me vlera të vogla për periudhën e viteve 2009-2010, për 360 medikamente mjekësore në vlerën 7,776,606 lekë, ndërkohë nuk ishin parashikuar në Regjistrin i Parashikimeve dhe Realizimit të Prokurimeve, si dhe nuk ishin dërguar për botim në APP listat me llojet e medikamenteve apo grup mallrash të kësaj natyre në kundërshtim me VKM nr. 1 datë 10.01.2007. “Për rregullat e prokurimit publik” i ndryshuar dhe Udhëzimin e Agjencisë së Prokurimit Publik. nr. 2, datë 18.02.2008 “Për procedurën e prokurimit me vlera të vogla”, ndërkohë që referuar kufirit monetar duhej të zhvilloheshin procedura prokurimi me tender.
Nga këto blerje, vlera prej 6,404,475 lekë ose 82 % e tyre, janë blerë në një subjekt të vetëm, me procedurë prokurimi blerje me vlera të vogla, duke tejkaluar kufirin ligjor të përcaktuar prej 400,000 lekë, pa tvsh, të kësaj procedure, e cila nuk lejon pjesëtimin apo ndarjen e vlerës së kontratës publike për shmangien nga dispozitat e parashikuara në këtë ligj.
- Mosargumentim të fondit limit të blerjeve në vlera të vogla, në kundërshtim me Kreun II-të, Rregulla të Përgjithshme”, të VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik;
- Mosshoqërim të medikamentet mjekësore me dokumentacionin e kërkuar si; serinë e barit, përmasat, paketimin, përshkrimi i plotë i barit, data e skadencës, fabrika prodhuese për 360 barna mjekësore të blera në vlerën 7,776,606 lekë nga operatorët ekonomikë të “përzgjedhur” fitues, për 2 vitet 2009-2010, duke cënuar cilësinë e shërbimit ndaj shëndetit të pacientëve.
- Nuk është shënuar formëdoza e plotë për 200 barna, gjë që ka shkaktuar abuzime, pasi barnat me formëdoza të ndryshme, origjinë dhe prodhues të ndryshëm dhe çmime të ndryshme. Po kështu dhe nga prodhuesi importues apo vendas, etj, në kundërshtim me ligjin.
- Mosngritjen e komisionit për marrjen në dorëzim dhe kolaudimin e 360 medikamenteve në vlerën 7,776,606 lekë, në kundërshtim me ligjin nr. 6942, datë 25.12.1984 ”Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare”, i ndryshuar.
- Është përfituar pagesë e padrejtë nga L.V., në detyrën e nëndrejtorit me nivel arsimimi të lartë, ndërkohë që nuk e ka disponuar arsimin përkatës për një periudhë 23 mujore, duke shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 484, 080 lekë. Këto veprime bien në kundërshtim me Ligjin nr. 9131,datë 08.09.2003” Për rregullat e etikës në administratën publike” dhe me ligjin nr. 8495,datë 12.05.1999” Kodi i Procedurave administrative të R.SH”.
Për të gjitha veprimet e mësipërme, KLSH i ka përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë kallëzimin përkatës penal ndaj nëndrejtorit ekonomik L.V. për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, me të gjitha provat dhe dokumentet e nevojshme.
Shkrimi u publikua sot (12.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4249
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15