Kolegji Zgjedhor ka zgjedhur me short gjyqtarët që do gjykojnë padinë e Forca Rinia për regjistrimin e PD-së dhe PR-së në KQZ, si subjekte garuese për zgjedhjet e 25 qershorit.

Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarët Artur Malaj, Shkëlqim Mustafa, Tomor Kalaja dhe Astrit Kalaja. Ndërsa relator i çështjes do të jetë gjyqtari Sotiraq Lubonja.  

Subjekti politik Forca Rinia kërkon shfuqizimin e vendimeve të KQZ për regjistrimin e PD dhe PR në zgjedhje.

Sipas kësaj force politike, regjistrimi i dy partive të opozitës në KQZ ishte antiligjor pasi u bë jashtë afateve kohore.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com