TIRANE - Babai i dy fëmijëve kërkon që fëmijët e mitur të mos njihen nga gjykata e Tiranës si të tijët. Ai i është drejtuar sekretarisë së gjykatës me një padi civile që ka si objekt çnjohjen e atësisë.

Sipas padisë kërkohet “ndryshimi në aktin e lindjes në përbërësit e Gjendjes Civile të fëmijëve, duke iu hequr atësinë dhe mbiemrin fëmijëve e duke marrë mbiemrin e vajzërisë së nënës.

Pritet që në ditët në vijim gjykata e Tiranës të hapë procesin gjyqësor, lidhur me kërkesën e shtetasit për heqjen nga njohja e atësisë së dy fëmijëve të tij.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)