Padia ndaj Ballës, Shkëlzen
Berisha te Krimet e Rënda

Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha i shoqëruar nga avokati Ivi Kaso, paraditen e të premtes ishte në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Shkëlzen Berisha kërkoi të hetohet kallëzimi penal i tij ndaj Ballës, kallëzim për të cilin prokuroria e Krimeve të rënda ka vendosur ta pushojë.

Disa muaj më parë Shkëlzen Berisha paditi Ballën për shpërdorim detyre, kallëzim në të cilin Shkëlzen Berisha pretendon se Balla ka keqpërdorur të dhënat personale të djalit të ish-kryeministrit.

Dokumenteve të cilave u referohet Shkëlzen Berisha, që akuzon kryetarin e grupit të PS se i ka publikuar, lidhen me komisionin Hetimor të CEZ, ku Taulant Balla ka qenë kryetar i komisionit hetimor parlamentar për rastin CEZ. Ndërkohë gjykata e Krimeve pas ankimit të Shkëlzen Berishës vendosi ta dërgojë për kompetencë pranë gjykatës penale të Tiranës këtë ankim.shkelzen berisha

Shkëlzen Berisha duke dale nga Gjykata e Krimeve te Renda

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen