Padia të hënën/ Meta: Ja ku e ka shkelur ligjin Ardian Dvorani

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka shpjeguar se përse sipas tij Ardian Dvorani ka shkelur ligjin me dërgimin e listave te Presidenti dhe Kuvendi.  "KED krijimin e katër listave i ka bërë në mënyrë të njëkohshme brenda të njëjtës datës 21 shtator dhe numërtimi është i alternuar sipas radhës së shpalljes. KED i cili është organ kolegjial, jo personal, askush nuk merr dot vendime personale dhe që funksionon në bazë të ligjit, në mbledhje të datës 21 shtator nuk ka marrë vendim mbi kohën dhe mënyrën e dërgimit të listave për Presidentin apo Kuvendin. Kryetari i ka përcjellë vetë listat për plotësimin e dy vakancave për njëherë.

KED nuk mori vendim për mënyrë e dërgimit të listave apo kohën, por ky veprim është kryer në mënyrë individuale dhe të qëllimshme nga kryetari i KED-së, ndërkohë që ka si detyrë vetëm për të nënshtruar aktet. I gjendur përballë kësaj situata për dy lista njëherazi, Presidenti iu drejtua kryetarit të KED për informacion nëse ia kishte përcjellë edhe Kuvendit listat për dy vendet vakante. Kryetari i KED-së informoi ka përcjellë dhe dorëzuar pranë Kuvendit listat përfundimtare. Pra katër vakancat Këshilli i ka miratuar në një ditë dhe zotëria, në titullin personal në vend që të respektonte kronologjinë, Presidentit ia dërgon më parë dhe Kuvendit vetëm atë që Presidenti e pyet, po Kuvendit?

Edhe ai thotë po ia cova. Kryetari i KED-së 6 ditë pasi ia dërgoi Presidentit ia coi Kuvendit për plotësimin e dy vakancave. Pse janë dërguar dy lista njëherazi të presidenti dhe pse u vonuan me një javë diferencë te Kuvendi. Pra secili mund të bëjë pyetjen, kur KED katër listat i ka renditur në një ditë dhe që e di mirë radhën, pse ja con Presidentit përpara dhe Kuvendit atë ditë që i shkroi Kuvendit. Në rastin më të keq, cdo budalla mund të thotë pse nuk ua dërgoi në të njëjtën ditë dhe të ishte afati 30 ditë për dy palët që të detyroheshin të merreshin vesh" tha ai.


Lajmi kryesor:

Ngërçi në Kushtetuese/ Meta: Të hënën kallëzoj penalisht kreun e KED! Armët, një nga tre rrugët që ka populli (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?