TIRANE - Paditet në gjykatën e Tiranës aktori i njohur i kinomatografisë Mevlan Shanaj. Shkak i kësaj padie është bërë një konflikt për një apartament që i ka shitur shtetases Jonida Nikolla.
Kjo e fundit i është drejtuar gjykatës së Tiranës në 30 maj 2014 ku kërkon pavlefshmërine juridike të aktit të shitblerjes me objekt apartamentin numër 8,P.195,Shk.1,në Rr.”Qemal Stafa”, me pronar Mevlan Shanaj, sipas akteve të privatizimit të 1992. Kthimin e objektit në gjendjen e mëparshme dhe kthimin e shumave. Respeketimin e pronës dhe kushteve ligjore mbi shitblerje e pasurive të patundshme.
Kalimin e çështjes për shqyrtim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Për shqyrtimin e kësaj padie është zgjedhur gjyqtari Arben Mullaj.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 qershor 2014
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com