TIRANË - Me 5 vota pro dhe asnjë kundër është firmosur pafajësia e Arben Frrokut i cili deri më 3 prill ishte personi i vetëm i akuzuar për vrasjen e kryepolicit Dritan Lamaj.

Vendimi prej 90 faqesh është zbardhur këtë të mërkurë ndërsa prokuroria e krimeve të rënda e cila ka marrë një kopje të tij deklaron se apelimi do të bëhet të enjten.

Sipas gjykatës vendimi është i njëjtë me atë të lexuar në seanca nga kryesuesi Dritan Hallunaj, ndërsa dakord me këtë vendim kanë qenë dhe gjyqtarët Fran Prendi, Klodian Kurushi, Ardit Mustafa dhe Liljana Baku.

Sëbashku me vendimin e zbardhur në dispozicion të prokurorisë gjykata ka vendosur dhe një kopje të regjistrimit audio të seancës së 3 prillit kur u lexua vendimi, ndërsa burime për A1Report nga akuza deklaruan se me regjistrimin audio do verifikohet nëse ka apo jo ndonjë ndryshim me vendimin e lexuar dhe atë të zbardhur.

Arben Frroku u akuzua se më 24 shkurt 2013 për vrasjen e kryepolicit Dritan Lamajt, ndërsa pas 2 vitesh ai u shpall i pafajshëm duke bërë që kjo vrasje të mbetet ende pa autor.

gjykatesit e frrokut
(Gjykatësit: Fran Prendi, Klodian Kurushi, Dritan Hallunaj,  Liljana Baku dhe Ardit Mustafa)
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)