TIRANË - Pa kaluar 24 orë nga pafajësia që Arben Frroku fitoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Prokuroria e Përgjithshme deklaron se vendimi do të apelohet brenda javës duke kërkuar rikthimin e biznesmenit në burg.
Zyra e shtypit pranë prokurorit të përgjithshëm ka reaguar duke thënë, se akuza nuk komenton vendimin e gjykatës por brenda javës ata do të apelojnë këtë vendim pasi provat dhe dëshmitë e depozituara në gjykatë faktojnë vrasjen e kryer nga Arben Frroku.
Këshilltari i prokurorit të përgjithshëm për mediat Albi Seriani në telefon u shpreh, se sapo gjykata të jap vendimin e arsyetuar atëherë nga akuza do të ketë dhe një qëndrim zyrtar për pafajësinë e biznesmenit.
Pas afro 2 vitesh në paraburgim dhe 48 seanca gjyqësore, Arben Frroku i cili dyshohej për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj fitoi pafajësinë.
Anëtari i këshillit të lartë të drejtësisë në cilësinë e kryesuesit të 5 gjyqtarëve në seancën pranë krimeve të rënda Dritan Hallunaj një ditë më parë do të rrëzonte provat e akuzës.
Ndër të cilat ishin dëshmia e personit të mbrojtur, eksperimenti kohor, përgjimet telefonike, alibinë se Frroku ndërroi makinë pas vrasjes pretendim i akuzës si dhe me ekspertin e 21 janarit Ndoc Çardaku u rrëzua dhe prania e elementëve të qitjes gjetur na pallton e Frrokut.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO