Paga 1,000 euro/ Nuk gjenden punonjës edhe në blegtori, fermat po kërkojnë stallier

Paga 1,000 euro/ Nuk gjenden punonjës edhe në blegtori, fermat po kërkojnë stallier

Foto ilustruese

Gjetja e forcës punëtore po bëhet e vështirë edhe në sektorin e blegtorisë. Pas ofrimit të pagave 1,000 euro/muaj për punonjëset e pastrimit nga bizneset e jugut, paga në këtë nivel po ofrohen edhe për pozicionin e stallierit në ferma.

Shkëlqim Ajazi, drejtuesi i një ferme me 60 krerë lopë në fshatin Lozhan të Korçës, pohon se prej kohësh gjendet në vështirësi, për gjetjen e fuqisë punëtore. Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, ai kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e stallierit me pagë mujore 1,000 euro, duke përfshirë edhe akomodimin në shtëpi me qira të paguar prej tij, përveç shtëpisë pranë stallës.

“Niveli i pagës prej 1,000 euro është i përballueshëm prej nesh, por edhe me këtë pagë që ofrojmë nuk po arrijmë të gjejmë punonjës. Vërtet që jemi në vështirësi për punonjës. Vendasit, preferojnë më tepër të punojnë, në blegtori me pagesë 40 euro dita në Greqi, sesa të jetojnë në Shqipëri. Sivjet vështirësia e gjetjes së punonjësve është shtuar shumë. Vjet arrinim të gjenim edhe me paga më të ulëta se 1,000 euro”, pohoi ai i kontaktuar nga Monitor.

Në fermën e drejtuar prej tij rriten viçat e rritur, shiten më pas për konsum mishi. Ajazi thotë se çmimet e lëndëve ushqyese për kafshët kanë mbetur të pandryshuara, nuk ka shtim të kostove, ndërsa mbetet problem konkurrenca e importit. Sipas tij viçat që vijnë për shitje nga Bullgaria janë me çmim 50 deri 60 euro më lirë sesa ata vendas.

Mungesa e fuqisë punëtore ka shtuar kërkesën për punësime për staf shërbimi me rroga deri 1,000 euro në muaj, edhe në zonat bregdetare.

Përveç punësimeve për shefa kuzhinë me paga nga 3,000 – 3,500 deri 5,000 euro në muaj në struktura të veçanta, apo kamarier me pagë 1,000 euro dhe ndihmës/kamarier me pagë 800 euro, tashmë nga bizneset në Jug po kërkohen edhe punonjëse për pastrimin me rrogë mujore 800 deri 1,000 euro.

Në njoftimin e publikuar më herët në një nga pallatet zonës “5 maji” në Tiranë një biznes në Sarandë ofronte punësim për punonjëse pastrimi me pagë nga 800 deri 1,000 euro në muaj, përfshirë akomodim dhe ushqim falas.

Me vështirësitë në rekrutimet po përballen shumë sektorë të ekonomisë. Nisma për marrjen e punonjësve nga Azia pas largimeve masive të forcës së punës vendase në emigracion pothuajse ka dështuar. Janë të shumtë drejtuesit e kompanive prodhuese dhe ofrimit të shërbimeve që më herët kanë pohuar se janë tërhequr nga marrja në punë e të huajve nga frika e largimit të tyre, pasi në shumë raste Shqipëria përdoret si vend tranzitor për t’u punësuar drejt shteteve të BE-së.

Por nuk ishte vetëm frika e braktisjes së vendit të punës, që solli tërheqjen apo hezitimin e shumë kompanive shqiptare, që gjenden në nevojë imediate për punonjës, të rekrutojnë aziatikët. Kostoja e lartë e mbajtjes së tyre, duke filluar me pagesat neto mujore, akomodimi për fjetje dhe ushqim që minimalisht arrin deri 600 apo 700 USD, nuk justifikon rendimentin e punës që ofrojnë punëtorët e ardhur nga Bangladeshi apo Nepali./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/06/2024 03:02

    Strehimi dhe ushqimi eshte brenda asaj 1000 euros,apo llogaritet vec?

    Përgjigju
  • Evropiani: 19/06/2024 14:59

    Keni tall trrapin 20 vjet me shqiptarët me rroga qesharaka e sot që ju erdhi veza te bytha keni fillu me kto propozime me nga 1000€ rroga

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?