TIRANE-Sot mbyllet afati që kanë tatimpaguesit për të aplikuar për pagën e luftës prej 40 mijë lekësh, për punonjësit e mbetur të papunë, dhe përfituesit e tjerë. Pas ditës së sotme sipas Administratës Tatimore, të gjithë ata që nuk kanë aplikuar do të gjobiten me 50 mijë lekë për çdo aplikim që nuk kanë bërë, ndërsa lekët për punonjësit i paguan shteti.
Por Drejtoria e Tatimeve u ka dhënë mundësi tatimpaguesve që nuk aplikojnë, të sqarojnë qëndrimin e tyre se cilat janë argumentet për të shmangur gjobën 50 mijë lekë për cdo punonjës deri në vlerësimin e arsyeve të paraqitura.
Depozitimi i sqarimit nga bizneset parashikohej të bëhej te faqja e Tatimeve në hapësirën 'Çështja ime'. Por shërbimi është jashtë funksionit, i bllokuar dhe nuk pranon ankimimet. Disa tatimpagues kanë ngritur shqetësimin duke kërkuar ndihmë përmes Report Tv se hapësira 'Çështja ime' te Tatimet nuk është funksionale prej ditës së djeshme.
Në këtë mënyrë, bizneset që nuk kanë aplikuar, por mendojnë se kanë të drejtën me vete rrezikojnë që të penalizohen me 50 mijë lekë gjobë për cdo punonjës nëse nuk depozitojnë argumentet. Përballë një situate të tillë kompanitë janë të shqetësuara duke kërkuar ndërhyrjen për rregullimin e menjëhershëm të sistemit online.
Hapësira 'Çeshtja ime' te faqja e Tatimeve jashte sherbimit
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.6%
-
Jo
41.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1861
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Profesionet e lira/ Tatimet: Rimbursuam 6,1 mln € të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit
27 Dhjetor 2024, 19:10
-
Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara
27 Dhjetor 2024, 15:40
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor 2024, 20:35
-
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
22 Dhjetor 2024, 21:09
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor 2024, 17:26
-
Profesionistët e lirë/ Tatimet: Mbi 7 mijë profesionistëve iu rikthyen 6 mln euro! Çelmeta: 600 prej tyre nuk kanë deklaruar llogaritë
20 Dhjetor 2024, 17:59
-
Hetimi Tatimor zbardh se si zbuloi skemën e pastrimit të 11 mln eurove me kompani guackë deri në Kanada: Njoftuam Prokurorinë!
20 Dhjetor 2024, 12:19
-
Antikorrupsioni kalon në sitë sektorët më me risk, ekspertët: Kujdes me prokurimet, koncesionet dhe tatimet! (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:54
-
Pr.ligji i ri, Autoriteti i Konkurrencës do të hetojë garat fiktive dhe marrëveshjen e fshehtë mes kompanive për të fituar tendera
6 Dhjetor 2024, 21:53
-
Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!
3 Dhjetor 2024, 21:03
-
Tatimet: Gati të rimbursojmë profesionistët e lirë, saktësoni të dhënat e llogarive bankare
3 Dhjetor 2024, 14:45
-
Tatimet: 9 mijë biznese rritën pagat! 37 mijë të tjera me risk për nëndeklarim, do përballen me gjoba nëse nuk i deklarojnë deri më 20 nëntor
7 Nëntor 2024, 13:15