Pa shkuar asnjë ditë në punë, po pagën e fusnin në xhep.

Ky skandal eshte zbuluar nga Prokuroria e Tiranës e cila ka nisur hetimet për disa ish- drejtues të  Aviacionit Civil, pasi akuzohen për veprën penale të “Shpërdorim detyre”.
 
Titullarët e Autoritetit të Aviacionit Civil si dhe drejtoria e aeroporteve ka punësuar persona me detyra të ndryshme në aeroportin e Kukësit nga vitit 2016 e këtej.

Mësohet se hetimet kanë nisur pas informacioneve se përgjatë vitit 2015-2016 janë paguar punonjës të Aeroportit të Kukësit, por pa u paraqitur asnjë ditë në punë.
 
Aeroporti i Kukësit nuk është vënë asnjë ditë në punë, por pavarësisht kësaj merrnin pagë mbi 55 persona, prej të cilët 44 në mënyrë fiktive.  
 
Hetimi ka nisur prej të mërkurës nga Task Force e Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë bëhet e ditur se po hetohet edhe për disa prokurime për blerje pajisjesh dhe ruajtjen e aeroportit.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)