Paga mesatare bruto 73 mijë lekë, thellohet diferenca mes rrogave në shtet dhe atyre në privat! Në sektorin jo publik 68 mijë lekë, shkak nëndeklarimi

Viti 2024, ka nisur me ulje të pagave si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Nga 75 mijë lekë që ishte rroga mesatare bruto në fund të vitit 2023, sipas të dhënave të INSTAT në fund të marsit ajo zbriti në 73.6 mijë lekë. Shkak për këtë rënie janë shpërblimet që jepen kryesisht në fundvit, që rrisin automatikisht edhe vlerën e pagës mesatare të deklaruar.

Ndërsa në raport me tremujorin e parë të vitit të kaluar rroga mesatare është rritur me 8.9 mijë lekë, e udhëhequr kryesisht nga sektori publik, si rezultat edhe i reformës së rritjes së pagave nga qeveria.

“Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të parë 2024 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 15,3 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti Informacioni dhe komunikacioni prej 6,9%”, thotë INSTAT.

Nga janari në mars profesionet që lidhen me menaxhimin, ligjvënësit, nëpunësit e administratës, apo specialistët e arsimit të lartë kishin paga më të larta se sa mesatarja e vendit. Në këtë periudhë të parë të vitit është thelluar diferenca në paga midis punonjësve të shtetit me ato të privatit, pasi rroga mesatare në sektorin privat përllogaritet në 68.6 mijë lekë nga 84.9 mijë lekë që është në shtet.

Ky nivel i ulët i pagave në sektorin privat, bie në kontradiktë edhe me realitetin e viteve të fundit, ku bizneset për shkak të mungesës së punonjësve kanë rritur pagat për të mbajtur stafin. Mungesa e pasqyrimit të një rritje të fortë të rrogave, lidhet me informalitetin në tregun e punës, ku qindra subjekte nuk i deklarojnë pagat reale të punonjësve.

Pra, bizneset për t’ju shmangur taksave, vendosin ti nen deklarojnë rrogat e punonjësve, ku një pjesë ua japin një dorë e tjetrën në bankë. Ulja e deklarimit, ndikon automatikisht edhe në nivelin mestar të rrogave në vend. Por nga ana tjetër nën-deklarimi i rrogave, godet të ardhmen e qytetarëve, duke ju rrezikuar pensionin i cili varet nga vlera e kontributeve dhe vitet e punës.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/06/2024 01:25

    Dhe Rama u thote emigranteve te vijne te sjellin eksperiencat e parate dhe se Shqiperia ofron paga konkuruese me Greqine e aty afer me Italine.Ja,ky artikull shpjegon disa arsye pse asnje nuk te kthehet me.

    Përgjigju
  • Hadin: 12/06/2024 19:53

    Me page 40,000 leke ne privat po ikim dëm as qera as detyrim nuk paguajm dot.jemi ber me stres dhe depresion me i kry punt e i dhan fund jets.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb