Paga mesatare në vend arriti në 71.4 mijë lekë, ndikoi rritja për punonjësit e administratës! Biznesi privat s'ndjen konkurrencë, pagat në vendnumëro

Paga mesatare në vend ka arritur në 71.486 lekë në fund të tremujorit të tretë të vitit.

Sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare në raport me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar u rrit me 16%.

Rritja e pagës mesatare është e ulët në raport me tremujorin e dytë të vitit, dhe sipas përllogaritjeve rrogat në kulmin e sezonit turistik u rriten me vetëm 581 lekë.

Rritja më e madhe e rrogave ka ndodhur në sektorin shtetëror për shkak të reformës së pagave të ndërmarrë nga qeveria për të çuar pagën mesatare në 900 euro.

Në fund të tremujorit të tretë paga mesatare në shtet ishte 84.318 lekë, nga 82.207 lekë që ishin pagat në sektorin shtetëror në fund të muajit qershor, duke u rritur me 2.111 lekë.

E kundërta ka ndodhur në sektorin privat, ky rrogat kanë mbetur në vend numëro. Referuar raportit rroga mesatare e të punësuarve në sektorin privat në fund të tremujorit të tretë ishte 65.975 lekë, nga 65.901 që ishte në tremujorin e dytë, duke u rritur me vetëm 74 lekë.

Qeveria parashikonte një rritje të pagave në sektorin privat si pasojë e konkurrencës që do i vinte nga ai shtetëror, që aktualisht i ka pagat shumë më të larta. Por në fakt, privati si duket nuk e ka ndjerë këtë konkurrencë, dhe përpos faktit që vuan për punonjës, nuk ka bërë rritje rrogash.

"Gjatë tremujorit të tretë 2023, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe  Komunikacioni. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2023 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe  aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 18,6 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit prej 11,4 %. Gjatë tremujorit të tretë 2023, grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të  administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”,  ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar", thuhet në raportin e INSTAT.

Rrogat më të ulta në vend janë në sektorin e bujqësisë me mesatarisht 47.6 mijë lekë, ndjekur nga ndërtimi me 57 mijë lekë dhe punonjësit e tregtisë, shërbimit dhe akomodimit me 57.3 mijë lekë.

 

 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gentos: 16/12/2023 16:06

    Pagat duhen te rriten edhe me shum!!!

    Përgjigju
  • Iris: 13/12/2023 04:23

    Qe te rritet rroga tek sek.privat,duhet qe qeveria te vendose pagen minimale sa duhet te jete njelloj si ne shtet,si ne privat.Ne U.S.keshtu e bejne,shtetet vendosin sa do te jete paga minimale,p.sh: X-shtet e vendos 13 $/ora,Y-shtet vendos 10 $/ora dhe nuk ka rendesi nese punon ne shtet ose privat,nuk lejohet te paguhesh me pak se sa eshte caktuar me ligjin e shtetit.Kurse shteti jone mendoi se konkurenca shtet-privat do te ishte mjaftueshem! Eshte privat ai more zoteri,sa kohe nuk ja detyron me ligj,nuk ka pse t'a ngreje rrogen edhe pse ka mungese punetoresh! I shikoni fermeret,prodhimet u kane mbetur pa vjele e po u kalben se nuk kane punetore,ose ata qe jane u kerkojne shume dhe megjithate i rrisin cmimet me keto pretendime.Vendosni pagen minimale,se me stimuj te tille te tipit komunist,me vullnetarizem keni per te mbetur ne vend numero!

    Përgjigju
  • Toni: 12/12/2023 14:01

    Ministrja Balluku tha që punonjësit e terrenit në oshe do ju rritet paga 30% dhe e vërteta është krejt ndryshe rritja ishte vetëm 11%. Ku e ka ministrja rrogën 70 mijë lekë që premtoj? Apo thjesht show para mediave

    Përgjigju
  • Gjergj: 12/12/2023 11:38

    Kur rrogat,,"rriten" me vendime kongresesh politike si ato tè PS,,ku hedhja hi syve qytetarève duket tè jetè qèllimi kryesor i gjithçkaje, atèherè e kupton edhe mè budallai se kemi tè bèjmè me njè politikè jo serioze. Realiteti i rrogave nè Shqipèri sot, èshtè sa tragjik, aq edhe tregues i varfèrisè ekstreme nè tè cilèn janè tè kapur gati gjysma e popullsisè. Pensionistèt, grupi mè i pambrojtur i kèsaj shoqèrie, "mbijeton me shpèrblime halabakèsh" prej 5 mijè lekè tè reja, ku as ilaçet mujore, nuk blihen dot me to. Dègjon pèrrallat e Ramès dhe kurtizaneve tè tij,,Shqipèria èshtè tigèr ekonomik. I hedh njè sy realitetit, tè duhet tè kesh shami pèr tè fshirè lotèt, me vete KORRUPSION, HAJDUTÈRI, kudo. Pa ndihmèn ekonomike tè shqiptarève jashtè, njerèzit nuk mbijetojnè dot nè kètè vènd.

    Përgjigju
  • Tomi: 12/12/2023 08:35

    Cdo rritje page qe nuk bazohet ne rritjen reale ekonomike eshte rritje fiktive pse kujt ja merr qeveria leket qe ja rrit qytetareve ja merr biznesit ne taksa po biznesi ku do i gjej leket qe te uli kostot? Do rrisi cmimet prandaj rritja e ktyre pagave nuk ndjehet fare sepse cmimet rriten nga presioni qe ben qeveria me paga jo te bazuara dhe me administrate te fryre! Te gjithe duam paga te larta por behuni realiste nuk prodhojme sa duhet ne zinxhirin ekonomik.

    Përgjigju
  • tiku: 12/12/2023 08:25

    mesataren e rrit rroga e deupteteve dhe drejtoreve,,se shtresa e mesme..ne vend numero eshte prej 15 vitesh.

    Përgjigju
  • Andi: 12/12/2023 08:00

    Me te dhenat e Instat meren per baze vetem ato cfar deklarohen ne shtet jo pjesa tjeter e pages cash ne dore. Ska privat qe si ka rrit pagat, jo se esht merit e qeverise por nuk ka me punetore dhe u detyruan ti rrisin qe ti mbajn ne pune

    Përgjigju
    • Genti: 12/12/2023 08:37

      Po çfare rritje pagash per Administratën thoni ju, ju rrit paga deputeteve dhe drejtorive, specialistet perseri 450-500mij lek marrin.

    • Bot: 12/12/2023 08:35

      Mos ia merr meritat qeverise. Zhdukja e evazionit fiskal per shembull eshte merite e qeverise. Prandaj edhe statistikat dalin maq te sakta.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në hetim nga SPAK për falsifikim të diplomës së gjimnazit: S’kam ndërmend të jap sqarime

Këlliçi në hetim nga SPAK për falsifikim të diplomës së gjimnazit: S’kam ndërmend të jap sqarime