Në raportin e fundit të publikuar INSTAT raporton se në tremujorin e fundit të vitit 2021 paga mesatare mujore bruto është 59.565 lekë dhe është rritur me 8,4 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Rritja e pagave është 4.614 lekë në raport me tremujorin e katërt të vitit 2020.
Pavarësisht përmirësimit ekonomik, bujqësia vijon të ketë pagat më të ulta, me rreth 39.8% më pak sesa paga mesatare në vend.

“Gjatë tremujorit të katërt 2021, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 2,1 herë më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar me pagë mesatare 122.106 lekë, ndërsa në grup-aktivitetin e Bujqësi, pyje dhe peshkim është 39,8 % më e ulët me pagë vetëm 35.881 lekë”, thuhet në raportin e INSTAT.
Pas financierëve, aktiviteti ekonomik me pagat më të larta janë tek Informacioni dhe komunikacioni me paga në nivelin 90.7 mijë lekë, ndjekur nga Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale me paga 70.694 lekë, më pas vijnë aktivitetet e pasurive të paluajtshme dhe Arte, argëtim dhe çlodhje.
“Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të katërt 2021, paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Tregtisë; transportit; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, ka rritjen më të madhe prej 11,8 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka aktiviteti i Aktivitete të pasurive të paluajtshme; Aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitete të shërbimeve administrative dhe mbështetëse prej 5,7 %”, vijon më tej raporti.
Komente


Po cmimet me sa jane rritur me 30%? Dmth kemi dale minus. U be si te humori me Ceken: me kete rritje qe na u be as per brisqe nuk na dalin!!!
PërgjigjuMe keto rritje çmimesh rrogat sa vjen e ulen. Thone po rriten rrogat 10 perqind e nga ana tjeter rriten çmimet 100 perqind.
Përgjigju