Paga minimale në Kosovë do të
bëhet nga 130 deri në 170 euro

Paga minimale në Kosovë do të<br />bëhet nga 130 deri në 170 euro
PRISHTINË - Paga minimale në Kosovë do të bëhet nga 130 deri në 170 euro, e jo 65% e pagës mesatare, të kërkuar nga Këshilli Ekonomik Social.
Këtë vendim ka marrë Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale.

Kjo ministri është duke e përkrahur idenë, që leja e shtatzënisë të jetë 9 muaj; 3 muaj të paguhet nga qeveria, 3 nga punëdhënësi dhe 3 muaj të tjerë të mbeten pa pagesë. Këto hapa nuk i ka mirëpritur kryesuesi i Këshillit Ekonomik Social, Alush Sejdiu.

Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale nuk ka pranuar propozimet e Këshillit Ekonomik Social për kohën e shtatzënisë dhe pagën minimale, transmeton KTV.

Ministri i Punës, Nenad Rashiç ka thënë se për pagën minimale është vendosur që ajo të jetë nga 130-170 euro dhe kjo duke u bazuar në situatën ekonomike.

Sa i përket shtatzënisë, Rashiç ka thënë se ministria që ai e drejton përkrah lejen, që do të paguhej 3 muaj nga shteti, 3 nga punëdhënësi dhe paga do të ishte 220 euro, jo 140 sa është tani.

Ai ka bërë të ditur se me këto ndryshime do të bëhen brenda tre vjetësh dhe do të jenë të prekshme, pasi atëherë do të shihet më saktë sesa është rritja e numrit të femrave të punësuara.

Mirëpo, me këto vendime dhe propozime nuk është pajtuar kryetari i Këshillit Ekonomik Social.

Ky organ këshillëdhënës në mbledhjen e fundit i kishte propozuar qeverisë, që paga minimale të jetë 65% e pagës mesatare, kurse leja e shtatzënisë të jetë 9 muaj dhe ajo të paguhet gjysmë nga qeveria dhe gjysma tjetër nga punëdhënësi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024