KURBIN – Policia arrestoi për shpërdorim detyre ish-përgjegjësin e Ujësjellësit. Burimet policore thanë se më datë 22.02.2014, nga strukturat e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim Dedë Keraj, 56 vjeç, banues në fshatin Adriatik, ish-Përgjegjës i Stacionit të Pompave të Ujësjellsit në Gorre-Kurbin.
Arrestimi i tij u bë pasi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka urdhëruar ekzekutimin e Vendimit Nr.29, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, parashikuar nga nenet 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.
Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Nikoll Toni, me detyrë ish-përgjegjës turni në Stacionin e Pompimit në Gorre, Kurbin, i arrestuar, me datë 20.02.2014, kanë trajtuar me pagë shtetas të cilët kishin mbushur moshën dhe merrnin pension pleqerie si dhe kanë paguar punonjës të cilët kanë qenë më shumë se tre muaj jashtë vendit. Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com