Pagat dhe pensionet ja sa do
të rriten, dhe kush përfiton

Pagat dhe pensionet ja sa do<br />të rriten, dhe kush përfiton
TIRANE - Rritja e pensioneve varion nga 4 për qind deri në 5 për qind, ku rritjen më të madhe e përfitojnë ata që jetojnë në fshat. Në total janë 560 mijë pensionistë që duke filluar që nga 15 korrik do të marrin më shumë para në llogarinë e tyre, rritje e cila do i kushtojë buxhetit të shtetit plot 1.4 miliardë lekë të reja.

Kështu duke filluar që nga 1 gushti i këtij viti pensioni minimal në qytetet është 12.024 lekë dhe ai makimal 24.548 lekë në muaj. Në fshat, pensioni minimal është tashmë 8.233 lekë, ndërsa së bashku me kompnesimet e ndryshme shkon në 9.123 lekë në muaj.

Sipas vendimit të qeverisë, kompensimet për të ardhura mujore minimale, do t’i marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione me datë fillimi 1.8.2013 e në vazhdim, me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimin e të ardhurave të jetë: deri në 13.674 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë dhe pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi; deri në 13.174 lekë në muaj, për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare; deri në 8.923 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare.

PAGAT

Do të përfitojnë thuajse të gjithë kategoritë e punonjësve të administratës publike, spitaleve, sistemit arsimor, artistët, uniformat blu, punonjësit e tatimeve dhe doganave. Paga minimale e administratës, të cilën e përfitojnë 15.100 punonjës të sektorit mbështetës të institucioneve buxhetore, rritet me rreth 6 përqind dhe nga 35.122 lekë shkon në 37.199 lekë. Paga për arsimtarët rritet nga 53.300 lekë në 54. 828 lekë. Berisha ka theksuar se rritje të ndjeshme pësojnë edhe pagat e infermierëve, të cilët kanë një detyrë ndër më të vështirat. Paga mesatare e tyre, e cila më pas kategorizohet, rritet nga 35.897 lekë në 37.854 lekë.

Rritjet e pagave dhe pensioneve
(Në foto:Tabela e rritjes së pagave dhe pensioneve)

Rritet paga e forcave të rendit nga 55.944 lekë në 57.344 lekë, paga e Forcave të Armatosura rritet nga 42.400 lekë në 43.472 lekë. Por nuk do të pësojnë rritje pagat e deputetëve. “Nuk rriten pagat e deputetëve, ministrave dhe zyrtarëve më të lartë të shtetit. Nuk i kemi rritur ato as vitin e kaluar dhe kjo, jo se jemi kundër rritjes së pagave të këtyre kategorive, por sepse ne kemi gjetur një raport tmerrësisht të deformuar të pagës së kryeministrit apo presidentit me atë të mësuesit apo infermierëve” - ka deklaruar kryeministri Berisha.

ADMINISTRATA E LARTË

Në vendimin e djeshëm të qeverisë përcaktohet edhe në cilat kategori të bëjnë pjesë secili pozocion i administratës së lartë. Kështu drejtor i kabinetit të Presidentit, të Kryeministrit, të Kryetarit të Kuvendit, të Prokurorit të Përgjithshëm, të kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, barazohet në pagë me nëpunësin civil të kategorisë I-a.

Rritja e pagave në Bashki
(Në foto Tabela e rritjes së pagave në Bashki)

Këshilltari i Presidentit, i Kryeministrit, i Kryetarit të Kuvendit, i kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, këshilltari për protokollin i Kryeministrit, këshilltari për protokollin i Presidentit, zëdhënësi i Presidentit, drejtori i kabinetit të zëvendëskryeministrit, drejtori i kabinetit të Avokatit të Popullit, Koordinatori Kombëtar për Urdhrat Profesionalë, pranë ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit barazohen në pagë me zëvendësministrin; Këshilltari i prokurorit të Përgjithshëm, i kryetarit të Gjykatës së Lartë, i Avokatit të Popullit, ndihmësi i Presidentit, i Kryeministrit dhe i Kryetarit të Kuvendit dhe këshilltari i zëvendëskryeministrit barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë I-b.

Tabela e rritjes së pagave të administratës së lartë
(Në foto: Tabela e rritjes së pagave të administratës së lartë)

Ndihmësi i zëvendëskryeministrit dhe i nënkryetarit të Kuvendit, drejtori i kabinetit të ministrit dhe drejtorët e kabineteve të titullarëve të institucioneve të tjera të pavarura, të përmendura në pikën 1/1 më sipër, barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë II-a; Këshilltari i ministrit, zëdhënësi i ministrit dhe këshilltarët dhe zëdhënësi i titullarëve të institucioneve të tjera të pavarura, të përmendura në pikën 1/1 më sipër, barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë II-b.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, në pranga shoferi 71-vjeçar, 2 nën procedim! Një nga të dëmtuarit fëmijë

Elbasan/ Tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, në pranga shoferi 71-vjeçar, 2 nën procedim! Një nga të dëmtuarit fëmijë