Kryeministri Edi Rama deklaroi se askush nuk mund t’i vendosë afate Kuvendit, duke folur për krizën me pagat e drejtësisë

“Dhe kjo tjetra: ‘Respekto vendimin e Gjykatës Kushtetuese’. Respekto vendimin e Gjykatës? Patjetër, patjetër! Por ama, kurrë një Gjykatë Kushtetuese nuk i thotë dot një ligjvënësi: ‘Çoje ti dorën kështu, se e vendosa unë’.

Dhe fatmirësisht, në këtë rast nuk e ka thënë. Ka lënë diskrecion të plotë. Për sa i përket shkeljes së afatit, nuk i vihen Kuvendit afate. Është një tjetër nonsens. Nuk mund t’i thotë askush Kuvendit, përveçse vetë anëtarët e tij, se kur do të mblidhet dhe se për çfarë do të mblidhet.

Këtu bëhen katër orë debate për rendin e ditës. Si del një pushtet tjetër atje dhe thotë: ‘Do të mblidheni ju deri në datën 31’? Se po nuk u mblodhët deri në datën 31, në datën 1 ne do të mësyjmë dyert e Thesarit. Si është kjo?", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Pagat e magjistratëve/ PS miraton rritjen sa 2% e pagës së Presidentit! Rama: Ligj i ri për piramidën e pagave, në konsultime me KiE! PD voton kundër: Puç kushtetues