Pagat e shqiptarëve
më të ulëtat në botë
Rroga mesatare në Shqipëri është shumë poshtë rrogës më të ulët mesatare të indeksuar nga Organizata Botërore e Punës. Sipas një rangliste të bërë për shumicën e vendeve të botës, rroga mesatarenë Shqipëri nuk figuron fare dhe mendohet të jetë poshtë vendit me rrogën më të ulët, Taxhikistanit me 277 dollarë.
Shqiptarët janë banorët e botës që fitojnë më pak. Shumë më pak se shumë vende të rajonit, apo edhe të botës së tretë. Në një shkrim të botuar tre ditë më parë në faqen onlinë e BBC, e që mund të shihet në linkun http://www.bbc. co.uk/ news/magazine-17543356, rrogëtari shqiptar nuk ekziston fare as mes punëmarrësve të vendeve të parajsës ekonomike, ku e rendit kryeministri Sali berisha në çdo mbledhje, apo takim, por as mes punëmarrësve të vendeve më të varfra. Sepse është edhe më I varfër. Të dhënat janë shpërndarë nga Organizata Botërore e Punës, (ILO), e cila, sipas BBC jep të dhëna për pagën mesatare në 72 vende të botës.
Të dhënat përfshijnë variacionet e ndryshme të kostos së jetesës. Por theksohet se është ajo çfarë fitojnë nga paga njerëzit, jo të vetëpunësuarit apo ata me asistencë sociale. Shqipëria nuk është në listë, por në atë listë janë rrogat shumë të mira që marrin grekët në krizë të thellë dhe deri ato të fqinjëve si serbët që marrin sa gjysma e grekëve. Më të mira se kaq janë pagat edhe në Maqedoni dhe Bosnje, ndërsa Shqipëria duhet të jetë shumë larg vendit të fundit Taxhikistanit në Azi, ku paga mesatare është 227 dollarë Renditja e botërore e rrogave mesatare hedh në erë edhe deklaratat publike tëqeverisë shqiptare. Në 22 mars 2012, në 20 vjetorin e fitores së parë të PD-së, kryeministrit Sali Berisha deklaroi se rroga mesatare është tashmë 520 dollarë:
"Qeveria ime udhëhoqi vendin në një kohë kur në mbarë Europën u shkurtuan në dhe për uljen e profilit të Agjencisë së Kthimit të Pronave, për ta bërë më vulnerable pretendimin e atyre që kërkojnë ende kthimin e pronave. mënyrë të ndjeshme rrogat, pensionet, mbështetja ekonomike dhe u rrit ndjeshëm papunësia. Kjo nuk ndodhi në Shqipëri. Rritja e rrogave dhe pensioneve ka qenë objektivi më fisnik, më njerëzor, i kësaj qeverie. Rroga mesatare që ishte rreth 220 dollarë, arriti në 520 dollarë. Pak kohë më parë, po lexoja një studim, i cili dëshmonte se edhe diferencën e madhe gjinore që ekzistonte në të ardhura në paga, e cila në shkallë vendi kalonte në 37 për qind, ne e kemi zbritur në vitin 2008, në 18 për qind. Unë ju garantoj se do të jetë akoma më e ulët"-ishte shprehur berisha në sheshin "Nënë Tereza".
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7979
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Real Madrid rikthehet 'Galaktik', fiton 0-3 në derbin e vogël dhe kërcënon Barçën! Mbappe gjen rrjetën
24 Nëntor, 20:32
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje
24 Nëntor, 20:13
-
Takimi me emigrantët, Majko: Dy ditë në Londrën shqiptare, ka gjithmonë shpresë kur ka njerëz që Atdheun e kanë të parin!
24 Nëntor, 20:07
-
Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin
24 Nëntor, 19:53
-
VIDEO/ Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis
24 Nëntor, 19:49
-
Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh
24 Nëntor, 19:34
-
IDF: Hezbollah ka sulmuar sot Izraelin me 250 raketa
24 Nëntor, 19:31
-
VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1
24 Nëntor, 19:31
-
Arrestohen 3 të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelito-moldav në Abu Dhabi
24 Nëntor, 19:25
-
Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!
24 Nëntor, 19:21
-
SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë
24 Nëntor, 19:16