Ekonomia e Shqipërisë u rrit me 3.4% (3.39%) në tremujorin e parë të vitit, duke shfaqur edhe shenjat e ngadalësimit në raport me vjet. Sipas të dhënave të INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto në periudhën janar-mars, u rrit më pak se i gjithë viti 2024, dhe për këtë rezultat ‘faji’ është tek kriza në sektorin e bujqësisë dhe rënia e industrisë dhe prodhimit të energjisë elektrike.
Shpëtimi i ekonomisë në këtë tremujor të parë të vitit duket se ka ardhur kryesisht nga rritja e pagave të administratës publike, pasi ndikimi i këtij grupi në rritjen ekonomike ishte 2.24%.
Në vend të dytë vijnë pasuritë e paluajtshme. Shitjet e pronave të shoqëruara me çmime të larta kanë dhënë kontribut pozitiv në ekonomi me 0.43%, ndjekur nga turizmi me 0.33% dhe më pas është sektori i ndërtimit me +0.16% rritje.
E kundërta ndodhi me sektorët që kanë numrin më të madh të punonjësve, bujqësia e industria. Prej vitesh në rënie dhe as 2025-sa duket se nuk po e shpëton bujqësinë, e cila u tkurr me 0.46% në këtë tremujor të parë, dhe industria që ra me 0.66 për qind.
Institucionet vendase dhe të huaja kanë parashikuar një ngadalësim ekonomik për vitin 2025, dhe pritet që i gjithë viti të mbyllet midis shifrave 3.5 dhe 4% rritje në raport me vitin e shkuar.
Ndërkohë në këto tre muaj të parë të viti është vënë re ngadalësim edhe i konsumit në krahasim me vitet e kaluara. Konsumi i qytetarëve në këtë periudhë u zgjerua me vetëm 2.45 për qind, niveli më i ulët që prej vitit 2021.
Kjo shifër tregon se tkurrja e popullsisë po jep ndikim në reduktimin e konsumit. Po ashtu edhe çmimet e larta kanë frenuar shtimin e konsumit nga qytetarët. Por kjo situata nuk është përmirësuar as nga turistët që erdhën në vend, të cilët vijojnë të jenë ‘kursimtarë’ dhe me shpenzime të ulëta.
Komente


Zona perendimore fusha pjesa perendimore e shqiperise ,30% duhet te ishte e mbushur me ferma (lope,dele ) apo buallica (afer lagunave) apo ferma shpendesh ose kombinim , fusha perendimore duhet te prodhoje mbi 230% sasise nevojshme per republiken! Ama edhe fondet per keto zona nuk duhet te jene me € apo Lek por me gjé te gjalle (subvention nga shteti me lope dele kuaj bageti shoend etj )
Përgjigju