Shumica e sektorëve ekonomikë regjistruan rritje të fondit të pagave për 3 mujorin e tretë të vitit, sipas INSTAT. Në industri, bizneset deklaruan zgjerim të fondit të pagave me 4.3% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Sipërmarrjet e ndërtimit u shënua një rritje e fondit të pagave me 15.3% ndaj tremujorit të tretë të 2014-ës. Edhe sektori i shërbimeve regjistroi rritje të fondit të pagave gjatë tremujorit të parë të vitit, me 12.3% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. Ndërsa, rritjen më të lartë e raportuan agjencitë e udhëtimit me afro 28% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë.
/Shqiptarja.com











